Kavajë, aksidentohet për vdekje 30-vjeçarja
Një 30-vjeçare është aksidentuar për vdekje mesditën e sotme në Kavajë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Kavajë ku një autobus ma targa BR 1853 B i cili drejtohej nga 30-vjeçari me inicialet A.A ka goditur një 30-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk bëhet e ditur. Goditja ka qënë fatale për 30-vjeçaren e cila ka ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë ndalur drejtuesin e autobusit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.