E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te marten ne Gerdec PS proteston per padrejtesine

Ne kujtim të trevjetorit të shperthimit ne Gerdec opozita do ta zhvendose atje protesten e rradhes. Deputeti Besnik Baraj ka ftuar qytetaret te behen pjese e protestes se opozites. Baraj tha se kanë kaluar thuajse tri vjet nga shpërthimi tragjik i korrupsionit në Gërdec, autorët e këtij krimi enden akoma të lirë.

“Nesër, kur mbushen plot tri vjet nga shpërthimi që mori 26 jetë burrash, grash e fëmijësh, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi për t’i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut. Nesër, e martë 15 mars, në orën 17:00 në Gërdec” tha Baraj.

Ne nje tjeter deklarate per mediat, Partia Socialiste ka akuzuar  kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani se po përpiqet të manipulojë zgjedhjet e 8 Majit. Sipas deputetit socialist Armando Subashi, vetë kryetari i KQZ-së Arben Ristani po fotokopjon materialet zgjedhore, një përpjekje kjo sipas tij për të manipuluar zgjedhjet.

“Denoncojmë Arben Ristanin si shkelës të ligjit për fotokopjimin e materialeve zgjedhore të qershorit 2009 në bodrumet e KQZ, me qëllim vënien e tyre në dispozicion të Saliut. Ato materiale zgjedhore që iu mohuan opozitës, duke shkelur Kushtetutën, për të mos lejuar transparencën, po përdoren nga  Ristani  për manipulimin e zgjedhjeve që po afrojnë” tha Subashi.

PS i beri thirrje OSBE te denoncoje ate qe opozita quan shkelje flagrante me me listat e zgjedhesve. “OSBE duhet të flasë qartë për këto shkelje flagrante të ligjit dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta kuptojë se pa ndryshuar këto kushte s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri” tha Subashi.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›