E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Elbasan konfirmon Bashen per Tiranen

Kryeministri Berisha e festoi sot Diten e Veres ne Elbasan. Por pertej festes ai ka folur dhe per zgjedhjet lokale duke  rikonfirmuar kandidimin e  Lulzim Bashes per bashkine e Tiranes. Ai paralajmeroi fitore edhe ne Elbasan kur tha se festa vitin e ardhshem do te jete e perbashket per keto dy qytete.

"Dua të garantoj biznesin e Elbasanit se qeveria do të bëjë gjithcka për të kontribuar suksesit të tij. Aministia që ne bëjmë përbën një ndihmë shumë të madhe, i jep një gjallëri të paparë tregut dhe zhvillimit", tha Berisha.

Pyetjes nëse vitin e ardhshëm ditën e Verës do e festojë në Tiranë me kryebashkiakun e ri, Berisha u përgjigj: Kryebashkiaku i ri i Tiranës dhe i Elbasanit do të bëjnë një axhendë të përbashkët për të festuar ditën e Verës. 

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›