E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata Tirana pro projektit te Unazes se Madhe

Shoqata "Tirana", përkrah projektin e qeverisë për unazën e madhe, ndërkohë që u kërkon qytetarëve ta shohin atë si një projekt që do ti japë fund, kaosit të trafikut, por edhe ndotjes së madhe të krijuar në kryeqytetet. Kryetari i kësaj shoqate Sinan Tafaj, u shpreh se realizimi i këtij projekti nuk cenon hapësirat e gjelbërta si atë të kopshtit botanik, të cilat në fakt vitet e fundit janë zënë nga ndërtime pa fund. Qytetarëve të Tiranës, sipas Tafaj ju duhet infrastruktura moderne.

"Besojmë se cdo ndërhyrje në përmirësimin e këtyre parametrave infrastrukturorë do të ishte e mirëpritur e shoqëruar kjo dhe me masa paralele për përmirësimin e ambienteve të gjelbëruara në dobi të qytetarëve. Si qytetar të Tiranës, por dhe si qytetarë të Europës ne duam të jetojmë një kohë ku projektet dhe investimet infrastrukturore ti paraprijnë atyre të ndërtimeve ", thotë Sinan Tafaj, kryetar i shoqates "Tirana".

Ndërtimi i unazës së madhe ditët e fundit është kthyer në një debat, mes qeverise dhe opozites. Madje ka patur edhe reagime nga shoqatat ambientaliste, por gjithsesi, projekti tashme do te konkretizohet pavarësisht zerave pro apo kunder.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›