Bastiset ushqimorja e fshatit
Dyqanet ne komuna te ndryshme kane qene objekt i sulmit te hajduteve gjate ketij muaji. Nje dite me pare, ne komunen Lenije te rrethit te Gramshit, eshte realizuar vjedhja e nje dyqani ushqimor. Nepermjet deres anesore te dyqanit, persona ende te paidentifikuar, kane arritur te hyjne dhe te nxjerrin nga aty 100 mije leke, 15 karta rimbushese telefonike dhe nje motosharre. dyshohet se autoret jane banore te fshatit, dhe jane shoqeruar shume persona per te hedhur drite mbi ngjarjen. Grupi hetimor ka siguruar nje numer te madh gjurmesh dhe pritet ndalimi i te dyshuarve per krimin. Ngjarja ishte konstatuar mengjesin e djeshem nga pronari i dyqanit, qe beri edhe denoncimin ne komisariat.
F.S.
F.S.