Rrahin dhe grabisin kalimtarin
Durres- Tre te rinj keqtrajtojne dhe me pas grabisin nje kalimtar, ne nje nga rruget e qytetit te Durresit. Kater dite me pare, Roland Peroi, 19 vjec, Gerard Rexhepi, 20 vjec, si dhe i mituri me iniciale R. K., 16 vjec, dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne lagjen nr. 12, kane ushtruar dhune fizike ndaj Jurgen P., 20 vjec, duke i shkaktuar atij plage te lehta dhe me pas i kane vjedhur nje telefon tip "NOKIA", nje varese te cilen i demtuari e mbante ne qafe dhe te hollat. Pas marrjes se kallezimit penal nga i demtuari, policia eshte vene ne kerkim te autoreve, te cilet ka arritur t'i identifikoje fale pershkrimit te detajuar te dhene nga 20-vjecari. Pas nje pune intensive policia ka arritur te arrestoje tre te dyshuarit per vjedhjen me dhune, ndersa ka mundur te sekuestroje ne cilesine e proves materiale, sendet e vjedhura.