Pas sherrit ne disko, plagosen me arme 3 kliente
Vlore- Sherri mes dy grupeve perfundon me plagosjen e tre klienteve, qe nuk kishin lidhje me ngjarjen. Te shtenat e armeve kane terrorizuar qytetaret e Vlores dy dite me pare, ndersa kater te rinj jane perleshur me grushte e shkelma dhe me pas, kane perdorur pistoletat. Policia arrestoi mengjesin e dites se djeshme te dyshuarit Arben Xhaferraj, 25-vjec, Ervin Memi nga Borshi, Klodian Haderaj 26 vjec, nga fshati Kote dhe Ermal Mehmeti 23 vjec, te akuzuar per "moskallezim krimi", por edhe te perfshire ne kete grindje. Ngjarja ka ndodhur ne nje prej diskove te lagjes "4 Heronjte" ne Vlore, kur Ervin Memi dhe Klodian Haderaj jane perfshire ne nje debat me Ermal Mehmetin dhe Arber Xhaferraj, si dhe nje adoleshent me inicialet E. P. Debati nga brenda diskos, ka vijuar jashte saj dhe ne grindje e siper, nje prej te rinjve ka qelluar disa here me pistolete, duke plagosur 3 persona, nje 29 vjecar me inicialet K. I., 26-vjecarin me inicialet E. B., si dhe L. H., nje vajze 25 vjecare qe shoqerohej me dy te demtuarit e tjere. Policia deklaroi dje se asnje prej te plagosurve ne kembe, qe gjenden jashte rrezikut per jeten, nuk ka pasur lidhje me konfliktin dhe se ne ato momente dilnin nga diskoja. Policia nuk ka kapur ende te dyshuarin per plagosje, kurse ne cilesine e proves jane gjetur 4 gezhoja pistolete.
O.Hila
O.Hila