E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria amerikane, 123 emrat fitues

L.Ndoka

Tranziti i Postes Shqiptare shpall emrat e fituesve per fazen e dyte te lotarise amerikane, DV 2009

Posta Shqiptare ka publikuar dje emrat e 123 fituesve te lotarise amerikane, pergjigjet e dyta. Aplikantet mesohet se jane seleksionuar ne menyre rastesore nga kompjuteri midis te gjithe atyre qe jane kualifikuar, pra kane plotesuar ne rregull formularet. Ata qe jane seleksionuar ne perzgjedhjen e pare jane njoftuar nepermjet postes, ndersa tani u kane ardhur edhe pergjigjet e dyta, pra qe jane kualifikuar ne fazen e dyte. Ndersa personat qe nuk kane fituar nga lotaria, nuk do te lajmerohen ne asnje lloj menyre. Sidoqofte, fituesit te cilet jane njoftuar nepermjet pergjigjes se dyte, marrin formularin e dyte te aplikimit, ku nder detyrat kryesore jane specifikimi i pageses qe do te kryejne per te marre "Green Card" si edhe adresa e nje mjeku (te caktuar nga Ambasada) per te bere kontroll mjekesor, aplikanti dhe gjithe familja e tij. Ndodh shpesh qe pas marrjes se pergjigjes se dyte gjate intervalit qe aplikanti pergatit kartelat e kerkuara nga formulari (i pergjigjes se dyte) disa nga te dhenat e paraqitura prej tij (ne aplikimin dhe formularin e pare) verifikohen nga autoritetet e Ambasades Amerikane. Keshtu ka ndodhur disa here me diplomat shkollore apo pretendimet per eksperience pune ne institucione te caktuara.

Pajisja me vize

Me marrjen e pergjigjes se dyte individuale pozitive, serish me poste, aplikuesit e perzgjedhur duhet te pajisen me vize prane zyres konsullore te Ambasades se SHBA ne Tirane, brenda afateve qe ende nuk jane bere te ditura zyrtarisht. Aplikuesit e perzgjedhur, te cilet nuk do te marrin viza derisa te percaktohet ky afat, nuk do te kene asnje perfitim nga regjistrimi i tyre ne lotarine e vizave DV-2009. Edhe te afermve, bashkeshorteve/es dhe femijet qe shoqerojne apo do te vijojne te bashkohen me fituesit e lotarise DV-2009, u jepet gjithashtu e drejta te marrin statusin e vizes, vetem pas afateve te percaktuara. Menjehere pasi numri i 50 mije vizave ne te gjithe boten do te perdoret, programi per vitin fiskal 2007 i lotarise amerikane, do te konsiderohet i perfunduar.

Akti i Emigrimit

Akti i Emigrimit dhe Kombesise mundeson qe 50 mije veta nga e gjithe bota te perfitojne viza permanente rezidence per cdo vit dhe kjo, u jepet individeve qe jane me prejardhje nga vende qe kane ritme te uleta emigracioni drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nisur nga kjo, Qendra Konsullore ne SHBA ka regjistruar dhe shpallur edhe fituesit e lotarise se vizave DV-2009. Lotaria e vizave eshte udhehequr nga termat e seksionit 203(c) te Aktit te Emigrimit dhe Kombesise. Vizat jane shperndare nder gjashte rajonet gjeografike te hartes se botes, me nje probabilitet, maksimumi prej shtate perqindesh mundesi per cdo person, i lindur ne nje vend te caktuar.

Aplikimi ne internet, kujdes nga mashtruesit

Gregory Ashe - jurist ne Zyren e Mbrojtjes se Konsumatoreve prane Komisionit Federal te Tregtise ne Uashington - thote se ka kompani qe, pasi aplikanti kalon me sukses fazen e pare, i kerkojne disa mijera dollare me kusht qe t'i dergojne dokumentet qe duhen plotesuar me tej. A thua keta individe dhe kompani dine ndonje menyre magjike qe te tjeret nuk e dine? Ne asnje menyre, thone zyrtaret amerikane, te cilet i keshillojne vazhdimisht aplikantet te mos humbasin parate, por ta bejne kerkesen per lotarine falas, permes faqes se internetit te Departamentit te Shtetit. Gregory Ashe thote se aplikantet duhet te tregohen vigjilente ndaj kompanive qe ofrojne sherbime te tilla. Ata e paraqesin veten sikur punojne bashke me qeverine amerikane. Mbajne emra te tille si "Sherbimet Amerikane te Emigracionit". Vete faqja e tyre e internetit permban figura qe u ngjasin faqeve qeveritare, si vula, flamuj, stema e gjera te tjera qe te japin pershtypjen e organizmave qeveritare. Tek informacionet e kontaktit, si per shembull, tek numrat e telefonit ato vene numrat e telefonit te Departamentit te Shtetit ne menyre qe dikush qe dyshon te bindet se kompania X ka te beje me qeverine. Te gjitha keto, thote Ashe, nuk jane vecse karremi per te terhequr klientet dhe per krijuar besim tek ata.

Tirane

Rajmonda Abduramani

Bashkim Kallco

Behar Toska

Alketa Qorri

Fatos Dervishi

Bardhjus Bushaj

Artan Eqerem Didi

Dritan Perkeci

Marinela Shahu

Florian Kali

Enkelejda Cullhai

Llesh Markaj

Ilirjan Petrit Basha

Liljana Sokoli

Eduard Lazri

Abedin Telhallari

Altin Ballabani

Suzana Baballari

Albina Alem Qibini

Sulbie Bashkurti

Rajmonda Brari

Eralba Aliaj

Kasem Saliasi

Aleksa Rama

Tauland Kokona

Katalina Kico

Eldiana Kujtim Bali

Esmeralda Hakani

Aleksander Nikolli

Tefta Kurtiqi

Esat Murati

Dorian Prifti

Kledis Haxhiraj

Edlira Merko

Flardian Nurcja

Klodian Hasanmema

Arben Abazi

Artan Ndoci

Robert Mile

Kristaq Niko

Ballsh

Shqiponja Maliq Dollani

Erigels Astrit Celaj

Patos

Luiza Babushi

Klodiana Myftaraj

Engjell Seitaj

Ilir Myqerem Muskaj

Librazhd

Ylli Cota

Dritan Haxhi Balla

Rrogozhine

Luan Hidajet Mecaj

Memaliaj

Saimira Kuci

Lac

Albana Zisku

Peshkopi

Fariz Reka

Fushe-Kruje

Adrian Dragushi

Elbasan

Tahir Tarami

Doriana Sali Zani

Devoll

Genci Haki Kapo

Erdis Spaho

Miranda Dragoi

Nedime Idaet Caushi

Gjirokaster

Grigor Shabe

Dea Qiqi

Abaz Mullai

Virgjil Merja

Alketa Qamo

Kucova

Fatjon Sina

Eqerem Saliaj

Lezhe

Gezim Koka

Berat

Hekuran Qerozi

Elton Bujar Subashi

Edlira Nuri Prendi

Kladira Skender Keli

Elis Ilir Meshari

Besfort Bedri Braho

Fatos Hiqmet Bojaxhiu

Andi Gezim Ago

Saimir Kurti

Polikseni Llazar Zoraqe

Lushnje

Dhimiter Cerani

Algert Lushi

Alda Vaka

Mirela Nushi

Albana Sula

Neki Alicka

Pogradec

Jetnor Llangoi

Jetnor Mucka

Alketa Balliu

Feim Oparaku

Ervin Cale

Hatmije Hoxhallari

Myftar Avdulla

Drinalda Kasmallari

Altin Xherahu

Milena Begolli

Sueda Flamuraj

Aferdita Xhukellari

Shkoder

Shpresa Koniqi

Fejzi Et'hemi

Kujtim Mlloja

Korca

Fatos Calo

Rigelsa Mero

Aurela Kodra

Gurali Veis

Marjeta Demollari

Albana Metallari

Rajmonda Kotes

Fation Luarasi

Voltisa Halushi

Suzana Ilia

Durres

Dashamir Matranxhi

Ferik Sadikllari

Jonadri Prodani

Kukes

Edison Elezaj

Bjeshka Kadria

Fier

Shqiponja Hyskaj

Majlinda Yzeiraj

Blerina Grembi

Anilda Isufaj

Rezarta Engjell Tahiraj

Pandeli Gjino

Jonida Vidhi

Mihallaq Jani Prifti

Artemani Meta

Gentian Kovaci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›