"Me premtoi martese ne Norvegji, me nxori prostitute"
R.Caushaj
"Me ka premtuar nje jete me te mire ne Norvegji dhe martese, por me pas kam perfunduar ne rruge nen kercenimin se do t'i benin keq familjes sime". Kjo ka qene edhe deklarata e bere nga ana e Silvana K., disa dite me pare ne vendin nordik, ku mbahet e fshehur, perpara trupit gjykues te Gjykates se Krimeve te Renda dhe prokurorit, te cilet kane udhetuar mijera kilometra per te pyetur deshmitaren kyc te procesit gjyqesor ne ngarkim te babe e bir te akuzuar per "trafik femrash me qellim prostitucioni". Se bashku me vajzen, e cila ka qene edhe denoncuesja e te pandehurve Astrit dhe Nelgert Pata, jane marre ne pyetje edhe 14 persona te tjere, deshmitare te ketij procesi, kryesisht punonjes hotelesh. Midis ketyre deshmitareve ka qene edhe personi, i cili ka nxjerre nga rruga e prostituimit vajzen 20-vjecare. Gjate deshmise se saj, Silvana K., ka ripohuar te njejtat deklarata te bera edhe gjate fazes se hetimit per policine norvegjeze, te ardhura ne vendin tone me leter-porosi vitin e kaluar, duke fajesuar babe e bir per kercenim e shfrytezim ne rruge si prostitute. Ne vitin 2004, sipas rrefimit te 20-vjecares, kjo e fundit eshte njohur me te pandehurin Astrit Pata, gjate kohes qe punonte kameriere ne lokalin e te vellait te te pandehurit, ne Tepelene. Pasi kane krijuar nje lidhje se bashku, i pandehuri i ka kerkuar vajzes qe te shkonin se bashku ne Greqi per pushime. Me pas, Pata i ka kerkuar vajzes qe te shkonte ne Norvegji, ku dhe do ta priste i biri, ndersa eshte pajisur me dokumente false. Ketu Silvana eshte pritur nga djali i Astritit, Nelgerti, i cili i ka kerkuar qe ajo te punoje si prostitute. Vajza nuk ka pranuar dhe per ta detyruar, Astriti e ka marre ne telefon nga Shqiperia, duke e kercenuar me jeten e familjes se saj. Per 2 vitesh me radhe vajza eshte dashur te prostituoje nen kercenimet qe i bente 50-vjecari nga Shqiperia. Kjo histori mesohet se ka zgjatur deri ne momentin qe vajza eshte ndihmuar nga nje shtetas norvegjez, qe ka denoncuar ne polici. Deshmitaret e tjere mesohet te kene qene punonjes hotelesh, te cilet kane konfirmuar se vajza ka shkuar si kliente dhe i jane nenshtruar procesit te perkthimit, per t'u lexuar ne gjykaten shqiptare.
Arrestimi i familjareve Pata
Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan gjate viteve 2006-2007 nga policia e Tiranes, ndersa ishin shpallur ne kerkim pas denoncimit te 20-vjecares dhe leter-porosise se mberritur nga Norvegjia se ndaj tyre kishte nisur hetimi. Fillimisht eshte kapur 50-vjecari dhe me pas i biri i tij, Nelgerti, i cili eshte kthyer ne Shqiperi nga vendi i larget nordik. Gjate seancave gjyqesore, babe e bir kane mohuar akuzat e ngritura.