E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, shuplake Policise Gjyqesore

Oficeret e Policise Gjyqesore vihen ne qender te akuzave per zvarritjen e hetimeve dhe deri ne deshtimin e dosjeve per ngjarje te bujshme. Qe prej dites se djeshme, ky sektor qe paguhet nga Ministria e Brendshme, do te kontrollohet nga Prokuroria e Pergjithshme derisa te perfundojne nje proces hetimor apo gjyqesor. Ne kete menyre organi i akuzes forcon kompetencat, ndersa dje eshte hedhur firma e paktit dypalesh mes ministrit Bujar Nishani dhe Kryeprokurores Ina Rama. Ka qene numri nje i akuzes, qe ka atakuar Policine Gjyqesore gjate fjales se mbajtur pas nenshkrimit te marreveshjes, duke vene ne pah problemet e viteve te fundit, si pasoje e perplasjes institucionale dhe deshtimit te hetimeve. Sipas marreveshjes, tashme edhe oficeri gjyqesor ka te drejte te therrase prokurorin qe te ndjeke hetimet, duke i shtuar kompetencat.

Oficeret e Policise Gjyqesore do te jene pjese e procesit gjyqesor ne ndihme te prokurorit te ceshtjes, per te pasur nje perfaqesim sa me optimal te organit te akuzes ne gjykate. Kete fakt e ka bere te ditur dje Kryeprokurorja Ina Rama, gjate nenshkrimit te marreveshjes dypaleshe me Ministrine e Brendshme. "Oficeret e sherbimit te policise gjyqesore, te cilet jane te angazhuar edhe me detyra te tjera pervec hetimit, kane cuar ne zvarritjen e hetimeve, ne paqartesi te kompetencave, mospercaktim te prioriteteve te punes se tyre e keshtu me radhe, duke e vene hetimin ne nje pozite te pafavorshme", tha Kryeprokurorja. Pergjate kesaj kohe, numri nje i akuzes sqaroi se eshte bere edhe nderhyrja ne procesin hetimor, per te percaktuar qarte detyrat funksionale te sherbimeve te Policise se Shtetit dhe te prokuroreve gjate hetimit. "Oficeret gjyqesore kane te drejten qe te urdherojne prokurorin e ceshtjes qe te ndjeke procesin hetimor, ndersa do jene pjese e prokurorise dhe do te angazhohen vetem me detyra qe kane te bejne me hetimin dhe jo operacione te policise", shpjegoi Kryeprokurorja skemen e re te funksionimit.

Por, sigurisht, qe oficeret mbeten nen varesine e prokurorit qe ka dosjen hetimore. Nderkohe qe, Rama tha se ne urdhrin e nxjerre, si oficeri i policise gjyqesore apo edhe vete oficeri i sherbimit, do te jene ne dispozicion te prokurorit te ceshtjes per ta ndihmuar ate ne nje perfaqesim optimal te akuzes ne gjykim. Kryeprokurorja ka paralajmeruar se marreveshja parashikon edhe kalimin ne site te te gjithe punes se grupit hetimor, ndersa do te kete vend per diskutime e ballafaqime mes prokurorit dhe oficereve per dosje te ndryshme, me qellim arritjen ne zgjidhjen e ceshtjes".

Pakti permban 26 pika, ne fuqi pas nje muaji

Marreveshja e re Polici-Prokurori permban 26 pika dhe nendarjet perkatese. Dy kreret e institucionit te akuzes, si dhe te Ministrise se Brendshme, Ina Rama dhe Bujar Nishani, kane firmosur dje, ne "Hotel Tirana International", nje urdher te perbashket per funksionimin e sherbimeve te Policise Gjyqesore ne Policine e Shtetit, qe hyn ne fuqi me 15 maj te ketij viti. "Marreveshja do te sherbeje per thellimin e bashkepunimit mes ketyre institucioneve dhe percaktimin e qarte te kompetencave mes Policise Gjyqesore prane Policise se Shtetit dhe asaj ne Prokurori, ne luften kunder krimit, si nje sherbim per funksionimin akoma me eficent dhe standardizimin e procedurave te Policise Gjyqesore", tha ministri Nishani. Nderkohe qe Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, u shpreh se "nevoja per nxjerrjen e ketij urdhri te perbashket u konstatua per shkak te hasjes se veshtiresive te hetimit paraprak qe lidhen me parashikimin e varesise dyfishe te Policise Gjyqesore nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Pergjithshme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›