E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ekstradon oficerin, rrahu per vdekje Tahirllarin

Artan Cena

Perfundon kalvari i arratise se ish-oficerit te denuar me 16 vjet burg ne mungese per rrahjen me pasoje vdekjen e 37-vjecarit Gazmend Tahirllari, gjashte vjet me pare ne Korce, ngjarje qe beri shume buje dhe u shoqerua me nje proces gjyqesor. Shtetet e Bashkuara te Amerikes ekstraduan mesditen e djeshme Lorenc Balliun, 32 vjec, ndersa pritja ne aeroportin e Rinasit "Nene Tereza" eshte bere nga agjentet e Interpol Tiranes. Prej gjashte vjetesh, ish-oficeri i krimeve ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje. Arrestimi dhe ekstradimi eshte bere i mundur nga hetuesit kriminale te Policise se Emigracionit dhe Doganave te SHBA-se (ICE) dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me ndihmen e Interpol Tirana. Gjate dorezimit te Balliut, te pranishem ne aeroport kane qene zv/drejtori i Pergjithshem per Hetimin e Krimeve, Agron Kulicaj, shefi i zyres rajonale te sigurise ne ambasaden amerikane, Patrick Leonard dhe Jason Manyx, perfaqesuesi i perkohshem i agjencive te zbatimit te ligjit per emigracionin, kufirin dhe doganat.

Gjashte vjet me pare mesohet se familja e viktimes, Gazmend Tahirllarit, do te fillonte kalvarin e gjate ne dyert e gjykatave qe ne vitin 2002 dhe madje pak muaj me pare shprehu pakenaqesi per demshperblimin e dhene prej gjykates. Nga ajo kohe, ceshtja ka kaluar permes dyerve te Gjykates se Rrethit te Korces, Apelit dhe Gjykates se Larte ne Tirane, e cila, nga ana saj, me date 30 janar te vitit 2004, ka vendosur mospranimin e rekursit te ish-oficerit Lorenc Balliu dhe per kete qellim dosja ka mberritur serish ne qytetin juglindor. Megjithate, vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare do te etiketonte per kete ngjarje se, ne fshatin Goskove, te rrethit te Korces, ish-oficeri i policise kriminale ne Komisariatin e Policise Korce, Balliu, ka goditur me shkelm ne fytyre Gazmend Tahirllarin, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas vendimit, ngjarja ka ndodhur ne automjetin e policise, ndersa viktima po shoqerohej per ne komisariat, pas ankesave per nje kercenim.

Gjykata e Korces, me date 17 mars te vitit 2003, e ka denuar 32-vjecarin me 16 vjet heqje lirie per vepren penale te "vrasjes". Nderkaq, nga ana e tyre familjaret te viktimes kane kerkuar nje demshperblim prej 25 milione lekesh per humbjen e jetes se njeriut te tyre, para te cilat duhet t'i paguante policia e Korces, e cilesuar si fajtore, per dhunimin e 37-vjecarit deri ne humbjen e jetes. Ngjarja u shoqerua me buje dhe me nje reforme ne Drejtorine e Policise Korce. Avokati i Popullit kreu hetime pas denoncimit te familjareve, duke mundesuar zhvarrimin e kufomes. Gjate keqyrjes se trupit jane vene re shenja dhune ne koke e trup, qe u cilesuan si vdekjeprurese.

Shoqerimi dhe keqtrajtimi i Tahirllarit

Me 3 janar te vitit 2002, Gazmend Tahirllari u shoqerua ne komisariatin e policise per te dhene disa shpjegime, lidhur me nje ngjarje qe kishte ndodhur ne fshatin Goskove. Por gjate momentit te shoqerimit dhe futjes ne furgon, ndaj tij eshte ushtruar dhune. Me pas ai ka vjelle dhe ka kaluar ne gjendje te rende shendetesore, duke bere qe te dergohej direkt ne spitalin e qytetit. Nderhyrja e mjekeve ka qene e kote, derisa Tahirllari humbi ndjenjat dhe mengjesin e 4 janarit, ka vdekur. Sipas raportit te mjekut ligjor ne ate kohe, Enriko Trebicka, ne trupin e viktimes jane gjetur disa hematoma, rreth buzes se siperme dhe te poshtme te kokes se viktimes dhe ne kurrizin e hundes, si dhe nje gervishtje ne kemben e majte. Po keshtu eshte konstatuar qe viktima ka pas perdorur me pare pije alkoolike, qe eshte depozituar ne bluzen e Gazmendit gjate kohes qe ai ka vjelle. Per kete ngjarje, nga ana e policise u desh qe te arrestoheshin gjashte kolege te grupit te gatshem, te cilet me pas dolen edhe para togave te zeza nen akuzen e vrasjes, te moskallezimit te krimit dhe te kryerjes se veprimeve arbitrare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›