Abuzimet ne rrjetin e ujesjellesit aksion ne Elbasan

Ndërmarja e furnizimit me ujë të pijshëm në Elbasan ka ndërmarrë një aksion intensiv në subjektet private kryesisht në lavazhe të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre pa patur kontratë me këtë ndërmarrje . Drejtori Ardian Zhidro ka deklaruar se në rast se mungesa e korrektësisë e këtyre subjekteve do të vazhdojë do të ndërmerren masa deri në mbylljen e aktivitetit.
"Ky është një rast urgjent, duke nisur nga kontrollet rutinë që janë bërë në disa lavazhe. Kemi konstatuar se shumë lavazhe përdorin ujin e pijshëm për të kryer nevojat e tyre të biznesit. Ne do marrim masat për prerjen e linjave të të gjithë debitorëve, duke u bërë thirrje të paraqiten ose për larjen e detyrimit, ose për lidhjen e kontratës", thotë Ardian Zhidro, drejtori i Ujësjellësit.
Vetëm brenda një dite nga kontrollet e kryera nga specialistët e ujësjellësit është prerë furnizimi me ujë për 5 lavazhe në qytet. Ndërmarrja e furnizimit me ujë të pijshëm ka në përbërjen e saj 28 mijë klientë, ku 20% të tyre e përbëjnë bizneset.Që nga viti 2002 borxhi që këta klientë i kanë ndërmarrjes arrin në shifrën e 548 milion lekëve të reja.
Besim Dybeli