E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfarth Fletet vendim jounanim. Me 8 maj te gjithe ne zgjedhje

Në të parin prononcim të tijin politik që nga marrja e detyrës, ambasadori i OSBE-se  Eugen Wollfarth, apelon për gjithpërfshirje në zgjedhjet e majit. Në sfidën elektorale të këtij viti dhe në pjesën që i paraprin sipas tij, nuk duhet të ketë mugesa nga asnjë parti. Mungesa sipas tij nuk duhet të këtë as në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i cili vendosi të boshatisë të premten e 7 janarit kutitë.

"Vendimet janë marrë në dhjetor dhe janë bërë publike. Tashmë shoh që ka një nivel transparence. Megjithatë jo të gjithë anëtarët e KQZ kanë qënë prezentë në të gjitha takimet. Kështu që lind pyetja: nëse është kjo mënyra më e mirë për të vepruar? sepse kur bëhet fjalë për zgjedhje, qofshin të kaluara apo të ardhshme, kërkohet një pjesëmarrje nga të gjitha palët. Vetëm kështu mund të kemi një nivel të lartë transparence", deklaroi Eugen Wollfarth, ambasador i OSBE në Tiranë.

Shefi i misionit të OSBE-së, i sheh pozitivisht dhe debatet me orë të zgjatura në Kuvend, ku sipas tij është i vetmi vend nga duhet prodhuar zgjidhja. "Është e rëndësishme që diskutimet të ndodhin në kuvend. Shenjat e fundit janë pozitive sepse tregojnë që ka pasur diskutime. Të gjithë duhet të mbajnë parasysh që për të marrë vendime të rëndësishme ka nevojë për kompromis dhe frymë pozitive bashkëpunimi. Kuvendi është vendi i duhur ku maxhoranca takohet me opozitën prandaj duhet mirëkuptim mes palëve", tha ai.

Në ditët e para të janarit Wolfarth ka gati dhe urimin për vitin e ri: Urimi im për këtë vit lidhet me zgjedhjet, është që të ketë kontribut më të gjerë nga të gjitha palët, jo vetëm parti por edhe votues.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 05 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›