E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ska zgjedhje pa transparence

"Ky zotëri shkruante 35 herë fjalën hetim pa vendosur fjalën ‘fakt’. Qeveria nuk do të mund të pranojë kurrë shkelmimin e parimeve themelore të një shoqërie të lirë. Qeveria të bëjë çdo gjë, nuk i nxjerr dot bunkerin nga koka zotërisë së ti", deklaroi një ditë më parë kryeministri Berisha.

Kesaj deklarate te kryeministrit Berisha, te nje dite me pare i eshte kunderpergjigjur Partia Socialiste. Saimir Tahiri, deputeti i kesaj force politike, tha se pavaresisht pengesave te pushtetit e verteta e zgjedhjeve te shkuara do te dale ne drite duke bere paralajmerimin per zgjedhjet e ardhshme.

"E vërteta e votave të vjedhura në zgjedhjet e kaluara nuk është kurrë çështje e kaluar, e nuk do të bëhet kurrë e tillë sado të mundohet Saliu. E vërteta do dali nga kutitë pavarësisht përpjekjeve të Sali Berishës për ta penguar, ashtu sikurse zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë dot skena e përsëritur e manipulimit shtetëror që vë dorë mbi vullnetin e zgjedhësve për të vënë në dorë pasurinë e shqiptarëve", tha Tahiri.

PS akuzoi kryeministrin e vendit per thellimin e krizes, kercenimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe venien serish ne rrezik te statusit te kandidatit. "Vetëm dje, Komisioneri Fyle kujtoi edhe një herë se e njëjta krizë që e la Shqipërinë jashtë dyerve të Bashkimit Europian vazhdon ende të peshojë mbi qeverinë si një sirenë e fortë alarmi, duke cënuar në themel demokracinë dhe shtetin ligjor. Dhe për këtë e ka fajin Sali Berisha që ka lënë në baltë Shqipërinë e shqiptarët, për të vjedhur votat dhe pasurinë publike. Pushteti i votave të vjedhura nuk ka më asgjë të përbashkët me standardet europiane, por mishëron standarde talebane, duke plaçkitur e vjedhur me babëzinë e korrupsionit, gjithçka në këtë vend i përket popullit", tha ai.

Deputeti Tahiri e mbylli kete deklarate te selise roze me besimin se sipas tij  e verteta e zgjedhjeve dhe e aferave korruptive te  familjes biologjike dhe politike te kryeministrit Berisha shume shpejt do te marre nga shqiptaret pergjigje.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›