Tiranë, zjarr në një banesë, nuk dihen shkaqet
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës ku një shtëpi private prapa ambasadës greke është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e e flakëve.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.