E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi tani me biblioteke online

Pas e-goverment, tashmë është rradha e e–parlament. Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka njoftuar se brenda vitit gjithcka në parlamentin që drejton do të jetë elektronike. Deputetet nuk do të operojnë më me drafte letre, por me kompjutera.

“Brenda vitit 2011, nga e-cabinet do të kalojmë në e-parlament në sallën e seancave plenare ku çdo deputet nuk do ketë më nevojë për letra. Do ketë vetëm një ekran dhe aty do të dixhitalizohet i gjithë procesi i ligjbërjes, nga drafti që vjen nga qeveria, dhe kjo është në vazhdim të programit të realizimit të e- goverment, në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë” tha Topalli.

Deklaratat Topalli i bëri gjatë inagurimit të sallës së re të biblotekës së kuvendit, biblotekë e cila do të ketë dhe askses online.

“Jo vetëm të ndjekësh live në internet seancat plenare, por përmes database të saj, përmes arshivës së saj, në çdo moment që ju të kërkoni emrin e deputetit që ju mund të kërkoni për të dëgjuar çfarë ka thënë, si është shprehur, çfarë ka kërkuar, mjafton që të shkruani emrin dhe e gjeni menjëherë” tha Topalli.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›