Shkodër, gjendet arsenal armësh, arrestohet 61-vjeçari

Një arsenal i vërtetë armësh është gjetur sot nga forcat e policisë në komunën Shllak të Shkodrës si dhe është arrestuar edhe poseduesi i tyre.
Sipas të dhënave më të fundit, ky arsenal armësh është gjetur gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ndoc Lisi 61 vjeç ndërkaq që policia ka bërë të mundur arrestimin e këtij të fundit.
Bëhet fjalë për një automatik model 56, pushkë model 63, armë gjahu çifte, armë gjahu teke, silenciator dulbi si dhe një sasie konsiderueshme fishekësh të cilët mbaheshin të fshehura në banesën e 61-vjeçarit.
Pritet që ndaj të arrestuarit të nisin hetimet dhe ndaj tij është ngritur akuza e mbajtjes të paligjshme të armëve dhe municioneve luftarake.