Abuzimet seksuale, dënohet ish-trajneri i skuadrës së Universitetit Penn State

Një juri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dënuar për abuzime seksuale ish-trajnerin e futbollit amerikan të kolegjeve Jerry Sandusky.
Ai u shpall fajtor për 45 nga 48 akuzat që ishin ngritur ndaj tij për abuzime seksuale me fëmijë.
68-vjeçari ka mohuar akuzat se ka abuzuar 10 djem ndërsa drejtonte ekipin e futbollit të Universitetit Penn State, në Pennsylvani.
Sandusky pritet ti kalojë vitet e mbetura të jetës në burg.