Paraguaji, shkarkohet Presidenti, zëvendësi merr detyrën

Senati i Paraguajit ka shkarkuar nga detyra presidentin e vendit Fernando Lugo duke lejuar një proces gjyqësore në ngarkim të tij.
Vendimi u mor në senat me 39 vota pro, 4 kundër dhe 2 abstenime.
Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga simpatizantët e Lugos që sulmuan policinë në Asuncion.
Vetë Lugo pranoi të largohet nga posti gjatë një fjalimi drejtuar kombit.
Ndërkaq, vetëm pak orë më vonë, në krye të Paraguajit është vendosur zëvendëspresidenti i vendit.
Federico Franco, 49 vjeç, u betua në postin e Presidentit gjatë një ceremonie të mbajtur në Asuncion.