E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet seksuale të priftërinjve, "NYT" përfshin edhe Papa Benediktin



Lidhur më çështjen e pedofilisë në radhët e katolikëve, akuza të tjera vijnë kësaj here nga SHBA ndaj kardinalit Ratzinger. Sipas këtyre akuzave, thuhet se Vatikani kurrë nuk mori masat e nevojshme kundër një kleriku të Wisconsin, i cili kishte ngacmuar seksualisht të paktën 200 fëmijë të një instituti prestigjioz për të shurdhërit dhe kjo pavarësisht se peshkopët amerikanë kishin paralajmëruar në mënyrë të ripërsëritur selinë e shenjtë se kjo çështje do të krijonte probleme dhe situata të pakëndëshme për Kishën. Lajmi është publikuar nga gazeta e famshme "New York Times" në materialet e saj, ka rihapur një rast pedofilie të një prifti të Wisconsin duke pohuar se drejtuesit e Vatikanit, duke përfshirë edhe Papa Benediktin XVI, nuk kanë ndërhyrë për të larguar nga Kisha një prift të akuzuar për ngacmim seksual. "Sipas korespodencës së brendshme mes peshkopëve të Wisconsin dhe kardinalit Joseph Ratzinger, mësohet se prioriteti më i madh në atë moment ishte të mbronin Kishën nga skandali", shkruan gazeta. Rasti bën fjalë për prift amerikan, Joseph Murphy, që vdiq në 1998, e që kishte punuar në shkollën për fëmijët shurdhë nga viti 1950 në 1977. Kështu mësohet se kardinali , Joseph Ratzinger, aktualisht Papa Benedetto 16, dhe kardinali Tarcisio Bertone, aktualisht sekretar shteti i Vatikanit, e fshehën rastin e pedofilisë në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›