Fyle: Kufijtë e papërcaktuar, pengesë drejt BE-së
"Kufijtë e papërcaktuar" mund të jenë një nga pengesat më të mëdha në rrugën e një shteti drejt Bashkimit Evropian, deklaroi eurokomisioneri për zgjerimin Shtefan Fyle.
Në një intervistë për mediat serbe, Fyle theksoi se "përcaktimi i kufijve është pjesë e raporteve të mira fqinjësore dhe politikave të bashkëpunimit rajonal".
"Problemet e kufijve janë probleme që i përkasin raporteve dypalëshe mes vendeve dhe duhen zgjidhur nga palët e interesuara. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin perëndimor, një rajon që ka dalë nga luftëra shkatërruese, që kanë lënë shumë probleme të pazgjidhura dhe shumë punë të papërfunduara, të cilat duhet të adresohen", tha Fyle.