E Diel, 1 Nëntor 2026

Gëzim Kruja e Gjosho Vasia, Topi i nderon me titullin "Mjeshtri i Madh"



Presidenti i RepublikësBamir Topi dekoroi aktorët e humorit shkodran Gjosho Vasija dhe Gëzim Kruja me Urdhrin "Mjeshtër i Madh", në ambjentet e Presidencës. Në praninë e personaliteteve të sferëës së artit e të humorit, miq, koleg, si dhe familjarë të këtyre figurave të vlerësuara nga publiku shqiptar u vlerësuan roli mjeshtrave të të qeshurës në progresin e shoqërisë shqipe.

Humori ka vijuar edhe gjatë nderimit duke elektrizuar me të qeshura e buzëqeshje të përmbajtura brenda mjediseve presidenciale.

Komikët Vasija dhe Kruja shprehën mirënjohjen Presidentin Topi për vlerësimin e lartë ndaj krijimtarisë dhe veprimtarisë së tyre artistike. "Sa e rëndë qenka me fol seriozisht në këtë vend. Gjashtëdhjetë vjet që kam dhënë në skenë jam munduar që t'i mbush shpirtin me gaz popullit që e kishte barkun bosh. Populli kishte dashur të na jepte gjithçka, shteti nuk dha asgjë për këtë popull. Erdhi koha dhe ne sot kemi një parfum, parfumin e lirë, parfum demokracie", u shpreh Gjosho Vasija, ndërsa Gëzim Kruja me batutën e tij spontane e pasuroi aktin e vlerësimit duke dalë nga kornizat formale dhe liruar të pranishmit nga emocionet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›