Francë/ Prostitutat në protestë, kërkojnë njohjen e statusit të tyre
Edhe pse është një vend i mësuar tashmë nga protestat e manifestimet e shumta, kjo e fundit ishte disi një protestë jo fort e zakonshme. Franca është bërë së fundmi arenë e një proteste të prostitutave ose punëtoreve të seksit e bashkë me to kanë dalë edhe tranvestitët. Këto të fundit dolën në rrugët e Parisit duke kërkuar njohje zyrtare të statusit të tyre. Punonjëset e seksit kanë marshuar së bashku duke mbajtur në duar pankarta dhe flamuj gjigand ku shkruhej se janë krenare që janë prostituta. Gjithashtu ato deklaruan se i paguajnë të gjitha taksat, kështu që puna që bëjnë, konsiderohet një punë e vërtetë. Në thirrjet dhe kërkesat e tyre, punonjësit e seksit dhe tranvestitët u janë drejtuar autoriteteve duke thënë që të mos votojnë kundër tyre. Punëtorët e seksit kërkojnë njohjen zyrtare të statusit të tyre, i cili ashtu si në shumë vende të tejra, do të mund të hapte dyert për të përfituar të sigurime shoqërore , të tilla si pensionet dhe një kujdes shëndetësor më të përmirësuar.
Protesta pasoi një takim të punonjësve të seksit , ku u diskutua për problemet që ndeshen në profesionin e tyre. Një nga çështjet kryesore është, që të diskutohet sërish në radhët e poltikanëve përsa i përket rihapjes së shtëpive publike, të cilat janë mbyllur zyrtarisht në vitet e pas -luftës.