Universitetet, Shkodra dhe Elbasani propozojnë 6094 kuota
Zbardhen propozimet e dy universiteteve të rretheve, Shkodrës dhe Elbasanit, për kuotat dhe tarifat e studimit, për vitin e ri akademik 2011-2012. Sipas propozimeve të bëra nga drejtuesit e këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë, Artan Haxhi, rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe Liman Varoshi, rektori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në total, gjatë vitit të ri akademik, për studimet me kohë të plotë dhe të pjesshme do të pranohen 6094 studentë të rinj. Ndarë sipas sistemeve të studimit, bilanci i pranimeve që propozojnë këto dy universitete është: 4234 kuota të jenë për studimet me kohë të plotë, ndërsa 1860 për studimet e pjesshme. Më konkretisht, Universiteti i Elbasanit propozon që vitin e ri akademik studimet pranë këtij institucioni t’i ndjekin 2250 studentë për sistemin me kohë të plotë dhe 1160 për studimet e pjesshme, që në total kapin shifrën e 3410 kuotave. Kurse Universiteti i Shkodrës propozon që gjatë vitit 2011-2012 të pranojë 1865 studentë të rinj për studimet me kohë të plotë, plus 119 të tjerë nga trojet, dhe 700 studentë për studimet e pjesshme. Në total, kuota e propozuar nga ky universitet për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë dhe të pjesshme është 2684 studentë. Krahasuar me pranimet e bëra gjatë këtij viti akademik, numri i kuotave të propozuara nga Universiteti i Elbasanit dhe sidomos ai i Shkodrës nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe. Kështu, për studimet me kohë të plotë, universiteti “Aleksandër Xhuvani” propozon që vitin e ri akademik të pranojë 160 studentë më shumë se vjet, ndërsa universiteti “Luigj Gurakuqi” vetëm 31. Një vit më parë, numri i kuotave përfundimtare të miratuara edhe nga qeveria për studimet me kohë të plotë, në Universitetin e Elbasanit ishte 2090, dhe në Universitetin e Shkodrës, 2015. Po ashtu, përveç kuotave, universitetet kanë propozuar edhe tarifat e shkollimit, për programin e parë të studimit dhe programin e dytë të studimit, që ka edhe taksa më të “kripura”. Përpos këtij fakti, Universiteti i Elbasanit i propozon Ministrisë së Arsimit që tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2011-2012, të shtrihen edhe në vitet më të larta, jo për studimet me kohë të plotë, por edhe për ato të pjesshme. Aktualisht kuotat e propozuara për pranimet e reja të studentëve janë depozituar për shqyrtim në Ministrinë e Arsimit. Kuotat e pranimeve janë propozuar pas rishikimit të kapaciteteve nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Por, pavarësisht se janë bërë propozimet përkatëse, janë Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Ministrave dy institucionet që do të marrin përsipër miratimin e këtyre kuotave, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e shtimit apo pakësimit të tyre.
Cikli i parë i studimeve, sistemi me kohë të plotë
Universiteti i Elbasanit
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Dega Kuota Prog.I Prog.II
Matematikë-Fizikë 80 15 000 60 000
Biologji-Kimi 90 20 000 80 000
Infermier i përgjithshëm 100 20 000 80 000
Infermier mami 80 20 000 80 000
Teknologjitë e informacionit 60 20 000 80 000
Fizikë kompjuterike 50 20 000 80 000
Fakulteti Ekonomik
Administrim-Biznes 100 20 000 80 000
Financë-Kontabilitet 100 20 000 80 000
Ekonomia dhe e drejta 100 20 000 80 000
Informatika ekonomike 100 20 000 80 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Arsimi fillor 100 15 000 80 000
Arsimi parashkollor 80 15 000 80 000
Psikologji 100 20 000 80 000
Punonjës social 100 20 000 80 000
Filozofi-Sociologji 80 20 000 80 000
Edukim qytetar 80 20 000 80 000
Edukim fizik e sporte 50 20 000 80 000
Fakulteti i Shkencave Humane
Gjuhë-Letërsi 120 20 000 80 000
Gazetari 70 20 000 80 000
Histori-Gjeografi 90 20 000 80 000
Gjuhë angleze 120 20 000 80 000
Gjuhë gjermane 50 20 000 80 000
Gjuhë frënge 60 20 000 80 000
Gjuhë italiane 60 20 000 80 000
Histori dhe gjuhë gjermane 50 20 000 80 000
Gjeografi dhe gjuhë italiane 60 20 000 80 000
Gjuhë shqipe dhe frënge 60 20 000 80 000
Gazetari-Anglisht 60 20 000 80 000
Totali 2250 studentë
Cikli i parë i studimeve, sistemi me kohë të pjesshme
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Dega Kuota Prog.I Prog.II
Matematikë-Fizikë 70 40 000 60 000
Biologji-Kimi 70 60 000 80 000
Teknologjitë e informacionit 50 60 000 80 000
Infermier i përgjithshëm 70 60 000 80 000
Fakulteti Ekonomik
Administrim-Biznes 100 60 000 80 000
Financë-Kontabilitet 100 60 000 80 000
Ekonomia dhe e drejta 100 60 000 80 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Arsimi fillor 100 40 000 60 000
Arsimi parashkollor 80 40 000 60 000
Edukatë qytetare 80 60 000 80 000
Punonjës social 100 60 000 80 000
Filozofi-Sociologji 80 60 000 80 000
Fakulteti i Shkencave Humane
Gjuhë-Letërsi 80 60 000 80 000
Histori-Gjeografi 80 60 000 80 000
Totali 1160 studentë
Universiteti i Shkodrës
Cikli i parë i studimeve, sistemi me kohë të plotë
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Dega Kuota Prog.I Prog.II
Matematikë 60 15 000 60 000
Fizikë 60 15 000 60 000
Informatikë 60 20 000 80 000
Biologji - Kimi 80 20 000 80 000
Infermieri 80 20 000 80 000
Infermieri, (Mami) 80 20 000 80 000
Infermieri, (Fizioterapi) 25 20 000 80 000
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Gjuhë-Letërsi 120 20 000 80 000
Gazetari e komunikim 60 20 000 80 000
Histori 90 20 000 80 000
Gjeografi 90 20 000 80 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli Ulët 100 15 000 80 000
Cikli Parashkollor 100 15 000 80 000
Psikologji 60 20 000 80 000
Punë sociale 60 20 000 80 000
Edukim fizik e sporte 60 20 000 80 000
Pikturë e grafikë 20 40 000 100 000
Fakulteti Ekonomik
Financë - Kontabilitet 90 20 000 80 000
Administrim-Biznes 90 20 000 80 000
Turizëm 90 20 000 80 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë angleze 60 20 000 80 000
Gjuhë italiane 60 20 000 80 000
Gjuhë gjermane 60 20 000 80 000
Gjuhë frënge 60 20 000 80 000
Fakulteti i Drejtësisë
Juridik 150 20 000 80 000
Totali 1865 studentë
Cikli i parë i studimeve, sistemi me kohë të pjesshme
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Dega Kuota Prog.I Prog.II
Matematikë 60 40 000 60 000
Fizikë 60 40 000 60 000
Biologji-Kimi 60 60 000 80 000
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Gjuhë-Letërsi 90 60 000 80 000
Histori 90 60 000 80 000
Gjeografi 90 60 000 80 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli Ulët 120 40 000 60 000
Cikli Parashkollor 90 40 000 60 000
Fakulteti Ekonomik
Financë-Kontabilitet 90 60 000 80 000
Administrim-Biznes 90 60 000 80 000
Turizëm 90 60 000 80 000
Fakulteti i Drejtësisë
Juridik 100 60 000 80 000
Totali 700 studentë