E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës dhe Politekniku, 7610 pranime të reja

Dy universitetet më të kërkuara të kryeqytetit, ai i Tiranës dhe Politekniku i kanë propozuar Ministrisë së Arsimit që vitin e ri akademik të pranojnë 7610 studentë të rinj. Më konkretisht, universiteti më i madh i vendit, për nga numri i studentëve, ai i Tiranës, ka propozuar 5620 kuota pranime për vitin e ri akademik 2011-2012, thënë ndryshe 320 studentë më pak se vjet. Deri tani ky është i vetmi universitet që nuk ka propozuar shtim të kuotave të pranimeve, veçse ndryshime të tyre brenda fakulteteve sipas programeve të studimit. Kurse Universiteti Politeknik i Tiranës propozon të pranojë 1540 studentë të rinj, për vitin akademik 2011-2012, për studimet me kohë të plotë. Krahasuar me pranimet e një vitit më parë, sipas propozimeve të bëra nga drejtuesit e Politeknikut, studimet me kohë të plotë gjatë vitit të ri akademik, pranë gjashtë fakulteteve të këtij universiteti, do të kenë mundësi t’i ndjekin vetëm 110 studentë më shumë se vjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›