Abuzimi me çmimin e biletave, tetë persona në polici

Rritja e çmimit të biletave për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Francë, është kthyer në një objekt hetimi nga policia e Tiranes.
Sipas policisë së Komisariatit nr.1 në Tiranë, tashmë në këto ambjente janë shoqëruar tetë persona, pasi ata abuzonin me çmimet, ndërsa biletat varionin nga 30 mijë lekë në 100 mijë dhe nga 100 në 150 mijë lekë.
Mesa duket konkurenca nëpermjet shitësve është kthyer në një problem evident, ndonëse tashmë është një fenomen mjaftë shqetësues.