Sot ndeshja Shqipëri-Francë, policia merr masat

Sot në orën 21:00, në stadiumin “Qemal Stafa” do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë , e vlefshme për eleminatorët e 2012.
Trajneri i skuadrës kombëtare shqiptare, Josip Kuzhe në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën djeshme, deklaroi se ndaj skuadrës franceze do të përdoret kundërsulmi.
Nga ana tjetër trajneri i Francës, Laurent Blanc, në një dekaratë për shtyp tha se kjo është një ndeshje e rëndësishme, duke njohur lojën e disa prej futbollistëve shqiptarë.
Ndërkohë policia e Tiranës ka shoqëruar dje tetë persona, pasi abuzonin me çmimet e biletave ndërsa ka deklaruar se do të zhvillojë kontrolle të imtësishëm të hyrjes të tifozëve në stadium.
Sipas policisë nuk do të lejohen të futen në nga tifozët, sende të ndaluara si: mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
Gjithashtu policia ka theksuar se do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00 deri më 24.00, duke bllokuar qarkullimin në rrugët "Dervish Hima", "Asim Zeneli" dhe "Lekë Dukagjini".