E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me detyrën, KOLAPS kap të tetin

Një vijim të operacionit Kolaps, policia e Vlorës ka arrestuar një tjetër të dyshuar për abuzim me detyrën. Myrteza Poshi, 57 vjeç, i shpallur në kërkim është vënë në pranga sot nga efektivët e sektorit kundër krimit financiar në Vlorë.

Poshi është aktualisht komisioner në DRTSHTRR  në kryeqytet. Më parë, ai ka qenë kryetari i komisionit të pajisjes me leje drejtimi pranë këtij institucioni në Vlorë.

Në kuadër të operacionit Kolaps,  7 zyrtarë u arrestuan dhe 21 të tjerë u shpallën në kërkim dy ditë më parë për abuzim me detyrën në Vlorë. / A.P. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›