E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i PS-së, Topalli: Ti propozohet Kuvendit dorëheqja e Bardhit

Jozefina Topalli

Debati maxhorancë-opozitë për mandatin vakant të Rudina Seserit ka vijuar sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, e cila nisi në mesditë.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka që kërkuar që ti propozohet Kuvendit pranimi i dorëheqjes së Gjon Bardhit, aktualisht kryetar i Bashkisë së Krujës.

Bardhi, i cili është deputeti i radhës në listën e PS-së,  ka refuzuar të zërë vendin e mbetur bosh pas largimit të Rudina Seserit, me argumentimin se dëshiron të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›