“Spostimi në listën e kandidatëve, vakum në Kodin Zgjedhor”

11-04-2012 / Gazeta 55
Gjata: PS duhet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për mandatin
Eksperti i jurisprudencës, Çlirim Gjata, vlerëson se debati për mandatin e opozitës duhet parë në thelb, duke analizuar procedurën e largimit nga lista e kandidatëve potencialë për deputet.
Sipas tij, në Kodin Zgjedhor, ekziton një vakum ligjor, për sa i përket spostimit të kandidatëve për deputetë.
Në këndvështrimin juridik, Gjata mendon se është subjekti zgjedhor i interesuar, në këtë rast Partia Socialiste, e cila duhet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, për të zgjidhur çështjen e mandatit të Rudina Seserit.
I gjithë debati politik, sipas ekspertit ligjor, lind edhe nga mungesa e përgjegjësisë së deputetit, i cili në mes të mandatit jep dorëheqjen.
...