Abuzimi me eksplozivët, 20 muaj burg, ish-zyrtarit të Mbrojtjes
Gjykata e Tiranës dha
vendimin me një vit e
tetë muaj heqje lirie për
ish-zyrtarin e Ministrisë së
Mbrojtjes, Shkëlzen Madani,
i akuzuar për favorizim të
firmave që tregtonin lëndët
plasëse. Gjykata i hoqi të drejtën
Madanit që edhe për një vit të
mos ushtrojë asnjë veprimtari
publike. Ndërkohë, Ferdinand
Hodo, administrator i firmës
"Geoconsult", është dënuar me
1 vit e dy muaj heqje lirie, si dhe
500 mijë lekë gjobë. Aurela Çota,
bashkëpunëtore e tij në firmën
"Nitromak Albania", është dënuar
me 10 muaj heqje lirie, kurse
Kadri Sula, ish-komandant i
brigadës së furnizimit në strukturat
e Forcave të Armatosura,
është shpallur i pafajshëm. Arrestimi
i katër personave është
kryer në maj të vitit të kaluar,
kur dy zyrtarët e Ministrisë së
Mbrojtjes u dyshuan se kishin
pajisur jashtë rregullave me
leje import-eksporti të lëndëve
eksplozive për qëllime civile
të dyja këto firma private.
Ndërkaq, Shkëlzen Madani, që
konsiderohej si krahu i djathtë i
Fatmir Mediut në kohën që ky ka
qenë ministër, dyshohet si një
nga përgjegjësit e tragjedisë së
Gërdecit dhe emri i tij është renditur
në listën e 30 të akuzuarve.
Akuza
Një javë më parë, Prokuroria e
Tiranës kërkoi burg dhe gjobë në
lekë për katër të pandehurit, mes
të cilëve edhe Shkëlzen Madani,
ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e
Mbrojtjes. Të dërguar në gjykatë
për një sërë shkeljesh ligjore, në
lidhje me furnizimin me lëndë
plasëse të fi rmave ndërtuese të
rrugës Durrës-Kukës-Morinë,
organi i akuzës kërkoi për ta një
total prej 13 vjet e 6 muaj burg,
si edhe 4.5 milionë lekë gjobë.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve
të mbrojtjes, 4 të pandehurit
pretenduan pafajësi, ndërsa i
pandehuri Madani ka pranuar
vetëm një nga akuzat, atë të falsifi
kimit të dokumenteve shkollore.
Akuzat që rëndonim mbi
të pandehurit Shkëlzen Madani,
Ferdinand Hodo e Aurela Çota,
ishin ato të "korrupsionit pasiv
të personit që ushtron funksione
publike", "falsifikimit të dokumenteve
shkollore", "ushtrimit
të paligjshëm të personave që
ushtrojnë funksione publike" dhe
"moskallëzim krimi". Vendimi i
gjykatës ka ardhur pasi u njoh
me konkluzionet përfundimtare
të organit të akuzës dhe ato të
mbrojtjes. Sipas prokurorisë,
gjatë shqyrtimit të akteve ishte
provuar fajësia e të pandehurve
për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Përfaqësuesi i akuzës kërkoi
deklarimin fajtor të të pandehurve
dhe përkatësisht dënimin
me 4 vjet burg dhe 3 milionë lekë
gjobë për Shkëlzen Madanin, 2
vjet burg e 1 milion lekë gjobë
për Ferdinand Hodon, 1 vit e 6
muaj burg për Aurela Çotën, si
dhe 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë
gjobë për Nihat Sobaçin. Gjykata
u njoh edhe me konkluzionet
përfundimtare të mbrojtjes, të
cilët kërkuan pafajësi për klientët
e tyre.
Hetimi
Dosja në ngarkim të Shkëlzen
Madanit, ish-kryetarit të
Komisionit të Dhënies së Lejeve
të Lëndëve Plasëse për Përdorim
Civil dhe të pandehurve të tjerë,
përfaqësues ligjorë të shoqërive
private, shkoi për gjykim në
Gjykatën e Tiranës në muajin
prill të këtij viti. Sipas organit
të akuzës, të pandehurit ishin
përfshirë në parregullsi ligjore në
prodhimin, administrimin dhe
kontrollin e lëndëve plasëse, që
do të përdoreshin për ndërtimin
e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
Po sipas prokurorisë, ata janë
përfshirë në afera korruptive me
kreun e Komisionit në Ministrinë
e Mbrojtjes, që mundësonte lejet
e përdorimit të lëndëve plasëse
për përdorim civil, për të siguruar
leje për prodhim lëndësh
shpërthyese, si edhe zgjatje
kontratash me uzina ushtarake,
ku siguronin lëndën plasëse. Arrestimi
i katër personave është
kryer në maj të vitit të kaluar,
kur dy zyrtarët e Ministrisë së
Mbrojtjes u dyshuan se kishin
pajisur jashtë rregullave me
leje import-eksporti të lëndëve
eksplozive për qëllime civile, të
dyja këto fi rma private. Çota u
lirua tri ditë pas arrestimit, kurse
të pandehurit e tjerë u liruan më
vonë nga Gjykata e Lartë.
vendimin me një vit e
tetë muaj heqje lirie për
ish-zyrtarin e Ministrisë së
Mbrojtjes, Shkëlzen Madani,
i akuzuar për favorizim të
firmave që tregtonin lëndët
plasëse. Gjykata i hoqi të drejtën
Madanit që edhe për një vit të
mos ushtrojë asnjë veprimtari
publike. Ndërkohë, Ferdinand
Hodo, administrator i firmës
"Geoconsult", është dënuar me
1 vit e dy muaj heqje lirie, si dhe
500 mijë lekë gjobë. Aurela Çota,
bashkëpunëtore e tij në firmën
"Nitromak Albania", është dënuar
me 10 muaj heqje lirie, kurse
Kadri Sula, ish-komandant i
brigadës së furnizimit në strukturat
e Forcave të Armatosura,
është shpallur i pafajshëm. Arrestimi
i katër personave është
kryer në maj të vitit të kaluar,
kur dy zyrtarët e Ministrisë së
Mbrojtjes u dyshuan se kishin
pajisur jashtë rregullave me
leje import-eksporti të lëndëve
eksplozive për qëllime civile
të dyja këto firma private.
Ndërkaq, Shkëlzen Madani, që
konsiderohej si krahu i djathtë i
Fatmir Mediut në kohën që ky ka
qenë ministër, dyshohet si një
nga përgjegjësit e tragjedisë së
Gërdecit dhe emri i tij është renditur
në listën e 30 të akuzuarve.
Akuza
Një javë më parë, Prokuroria e
Tiranës kërkoi burg dhe gjobë në
lekë për katër të pandehurit, mes
të cilëve edhe Shkëlzen Madani,
ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e
Mbrojtjes. Të dërguar në gjykatë
për një sërë shkeljesh ligjore, në
lidhje me furnizimin me lëndë
plasëse të fi rmave ndërtuese të
rrugës Durrës-Kukës-Morinë,
organi i akuzës kërkoi për ta një
total prej 13 vjet e 6 muaj burg,
si edhe 4.5 milionë lekë gjobë.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve
të mbrojtjes, 4 të pandehurit
pretenduan pafajësi, ndërsa i
pandehuri Madani ka pranuar
vetëm një nga akuzat, atë të falsifi
kimit të dokumenteve shkollore.
Akuzat që rëndonim mbi
të pandehurit Shkëlzen Madani,
Ferdinand Hodo e Aurela Çota,
ishin ato të "korrupsionit pasiv
të personit që ushtron funksione
publike", "falsifikimit të dokumenteve
shkollore", "ushtrimit
të paligjshëm të personave që
ushtrojnë funksione publike" dhe
"moskallëzim krimi". Vendimi i
gjykatës ka ardhur pasi u njoh
me konkluzionet përfundimtare
të organit të akuzës dhe ato të
mbrojtjes. Sipas prokurorisë,
gjatë shqyrtimit të akteve ishte
provuar fajësia e të pandehurve
për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Përfaqësuesi i akuzës kërkoi
deklarimin fajtor të të pandehurve
dhe përkatësisht dënimin
me 4 vjet burg dhe 3 milionë lekë
gjobë për Shkëlzen Madanin, 2
vjet burg e 1 milion lekë gjobë
për Ferdinand Hodon, 1 vit e 6
muaj burg për Aurela Çotën, si
dhe 6 muaj burg dhe 500 mijë lekë
gjobë për Nihat Sobaçin. Gjykata
u njoh edhe me konkluzionet
përfundimtare të mbrojtjes, të
cilët kërkuan pafajësi për klientët
e tyre.
Hetimi
Dosja në ngarkim të Shkëlzen
Madanit, ish-kryetarit të
Komisionit të Dhënies së Lejeve
të Lëndëve Plasëse për Përdorim
Civil dhe të pandehurve të tjerë,
përfaqësues ligjorë të shoqërive
private, shkoi për gjykim në
Gjykatën e Tiranës në muajin
prill të këtij viti. Sipas organit
të akuzës, të pandehurit ishin
përfshirë në parregullsi ligjore në
prodhimin, administrimin dhe
kontrollin e lëndëve plasëse, që
do të përdoreshin për ndërtimin
e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
Po sipas prokurorisë, ata janë
përfshirë në afera korruptive me
kreun e Komisionit në Ministrinë
e Mbrojtjes, që mundësonte lejet
e përdorimit të lëndëve plasëse
për përdorim civil, për të siguruar
leje për prodhim lëndësh
shpërthyese, si edhe zgjatje
kontratash me uzina ushtarake,
ku siguronin lëndën plasëse. Arrestimi
i katër personave është
kryer në maj të vitit të kaluar,
kur dy zyrtarët e Ministrisë së
Mbrojtjes u dyshuan se kishin
pajisur jashtë rregullave me
leje import-eksporti të lëndëve
eksplozive për qëllime civile, të
dyja këto fi rma private. Çota u
lirua tri ditë pas arrestimit, kurse
të pandehurit e tjerë u liruan më
vonë nga Gjykata e Lartë.