E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e këpucëve, pranga këshilltarit bashkiak

Kontrabanda, duke përdorur
falsifi kimin e dokumenteve
dhe bashkëpunimin me
kontrollorë, duket se ka zënë
vend mirë në Doganën e Tiranës.
18 raste për sasi të mëdha malli
janë nën hetim nga strukturat
e hetimit të krimit në policinë e
kryeqytetit, ndërkohë që një prej
tyre është zbuluar dy ditë më
parë. Rasti u zbulua nga zyrtarët
e doganës, që kërkuan ndihmën
e policisë dhe këta bënë arrestimin
e dy personave. Bëhet fjalë
për një ngarkesë prej 20 tonësh
këpucë, që do hynin në Shqipëri
si ndihma, me qëllim shmangien
e detyrimeve doganore. E për këtë
kontrabandë, policia ka vënë në
pranga drejtuesin e një shoqate
dhe një anëtar të Këshillit Bashkiak
në Kamzë.
Hetimi i 18 rasteve
Strukturat e hetimit në policinë
e Tiranës bënë të ditur se prej
kohësh kanë marrë informacion
që një aktivitet i paligjshëm zhvillohet
nga tregtarë të ndryshëm,
të cilët importojnë mallra në
Shqipëri duke shmangur detyrimet
doganore. Sipas të dhënave
hetimore, ata i regjistrojnë këto
mallra si ndihma humanitare,
pasi me këtë mënyrë nuk paguajnë
taksat përkatëse. Megjithatë,
duke hetuar më thellë në aktivitetin
e personave që importojnë
këto mallra, është zbuluar se ato
shiten në treg dhe nuk përdoren
për ndihma. Kështu, hetimi
është zgjeruar në bashkëpunim
me drejtuesit e doganës dhe deri
tani janë 18 çështje në shqyrtim.
Burimet policore shpjegojnë
se bëhet fjalë për kontrabandë
në shifra të larta, ku persona
të caktuar u janë shmangur
detyrimeve financiare. Më tej
shpjegohet se në këtë mënyrë
kanë vepruar disa persona të
caktuar, por edhe shoqata, të
cilat kanë bashkëpunuar me
tregtarë të ndryshëm. Ata arrijnë
të falsifi kojnë dokumentet me
vula dhe fi rma, sikur do dërgojnë
ndihma te njerëzit në nevojë dhe
më pas i tregtojnë këto mallra, që
kryesisht janë të përdorura.
Zbulimi i këpucëve
Dy ditë më parë u dokumentua
një nga këto raste flagrante,
kur autoritetet doganore
bllokuan 20 tonë këpucë, që sipas
dokumenteve ishin destinuar
për ndihma. Sipas të dhënave
nga Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave, por edhe nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës, shoqata "Bujaria
Shqiptare", me kryetar Kasem
Skerën, 62 vjeç, kishte dorëzuar
një praktikë doganore. Në
praktikë ishte edhe një kërkesë e
kryetarit të Bashkisë në Kamzë,
Xhelal Mziu, i cili vërtetonte
se këto këpucë ishin destinuar
për ndihma. Por, autoritetet
doganore kanë kontaktuar me
drejtuesin e Bashkisë së Kamzës,
i cili ka hedhur poshtë këtë fakt
dhe ka deklaruar se nuk kishte
autorizuar ndonjë import ndihmash.
Në këto kushte, dogana
ka bllokuar gjithë mallin dhe ka
njoftuar policinë për veprime të
mëtejshme hetimore.
Anëtari i Këshillit
Bashkiak
Në lidhje me këtë rast, policia
ka vijuar hetimet edhe më tej
nëpërmjet specialistëve të Antikrimit
Ekonomik, ku ka zbuluar
se dokumentet e praktikës ishin
të falsifi kuara. Burimet nga grupi
hetimor shpjeguan se në këto dokumente,
e pikërisht në kërkesën
e kryebashkiakut Mziu, është
falsifikuar vula dhe firma e tij.
Në këto kushte është bërë sekuestrimi
i gjithë mallit, që sipas të
dhënave hetimore janë 180 mijë
palë këpucë të përdorura. Për
këtë, policia ka zbuluar se kryetari
i shoqatës "Bujaria Shqiptare",
Kasem Skera, ka bashkëpunuar
me Mëhill Hasanin, 47 vjeç, i cili
është anëtar i Këshillit Bashkiak
të Kamzës. Pasi janë mbledhur
provat për të vërtetuar kontrabandën
dhe falsifi kimin nga këta
dy persona, policia ka realizuar
arrestimin e tyre. Policia shpjegoi
se u kryen veprimet procedurale
dhe materialet do t‘i kalojnë
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, për veprat penale
të "falsifikim të dokumenteve"
dhe "kontrabandës me mallra të
tjera", e kryer në bashkëpunim.

Mziu: Bashkia e Kamzës, e distancuar nga ky rast

Kryetari i Bashkisë së
Kamzës, Xhelal Mziu,
ka mohuar të ketë pasur
dijeni për këtë rast. Në një
prononcim për gazetën
"Shqip", ai ka deklaruar
se nuk ka hedhur vulën
dhe firmën në ndonjë
dokument të këtij lloji dhe
organi hetimor ka zbuluar
se ka qenë një falsifi kim.
Më tej ai ka shpjeguar se
Bashkia e Kamzës është
e distancuar nga ky rast,
pavarësisht se për të
dyshohet edhe një anëtar
i Këshillit Bashkiak në
këtë njësi vendore. Më tej
ai ka shpjeguar se është
vënë në dijeni të rastit
nëpërmjet Drejtorisë së
Doganave dhe që ka
vënë në dispozicion çdo
dokument për të vërtetuar
se rasti nuk ka pasur
lidhje me institucionin e
drejtuar prej tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›