E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet parcelë me hashash te vendi ku drekojnë VIP-at

Dy operacione antidrogë
janë zhvilluar nga policia e
kryeqytetit gjatë dy ditëve të fundit,
ku është asgjësuar një parcelë
me kanabis dhe është kapur një
shpërndarës droge. Operacionet
janë zhvilluar në kohë të ndryshme,
ndërkohë që policia ka nisur
punën për dokumentimin e plotë
të rasteve. Madje, parcela me hashash
është gjetur pikërisht aty ku
nuk i shkonte ndërmend njeriu se
mund të mbillej. Pikërisht Lundra,
zonë e cila vizitohet nga shumë
zyrtarë të lartë, ishte zgjedhur edhe
nga kultivuesit e lëndës narkotike
për të ushtruar aktivitetin e tyre
kriminal.
Uniformat blu të Tiranës kanë
bërë të ditur se nga efektivët e Seksionit
Kundër Narkotikëve, bazuar
në informacionet e poseduara
në rrugë operative nga seksioni i
policimit në komunitet i Komisariatit
të Policisë Nr.1, u gjet një
parcelë me rrënjë narkotike në
fshatin Lundër të Komunës Farkë
e Madhe. Kanabisi ishte mbjellë
në një parcelë të rrethuar nga pylli.
Pasi u sekuestruan në cilësinë
e provës materiale afro 17 rrënjë
bimë e dyshuar narkotike e llojit
kanabis sativa, të cilat kishin një
gjatësi nga 1 deri në 1.8 metra,
policia shpjegoi se ka nisur punën
për identifikimin dhe gjetjen e
autorëve të mbjelljes së tyre. Pas
veprimeve procedurale, dosja me
materialet përkatëse do t‘i kalojë
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Ndërkaq, një i ri është vënë
në pranga pasi është kapur me një
sasi lëndësh narkotike. Burime
zyrtare nga Policia e Tiranës kanë
bërë të ditur se është mundësuar
ndalimi i 29-vjeçarit Armando Dervishi.
Sipas të dhënave hetimore
nga Antidroga, i riu është vënë në
pranga për veprën penale të "prodhimit
dhe shitjes së narkotikëve",
ndërkohë që më parë ka qenë i
dënuar për vjedhje. Prangosja e tij
është bërë sepse dy ditë më parë
është kapur në fl agrancë në afërsi
të lulishtes së Kuvendit të Shqipërisë
me bimë narkotike kanabis,
të cilat iu sekuestruan në cilësinë e
provës materiale. Pas kësaj, dosja
me materiale i ka kaluar Prokurorisë
së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›