Abuzimi me fondet, 4 zyrtarë shkojnë për ndjekje penale
Nga dëmi i shkaktuar prej rreth 3 miliardë lekësh, Drejtoria e Përgjithshme e Auditit të Brendshëm ka marrë një sërë masash administrative. Kështu, kjo drejtori ka çuar për ndjekje penale 4 zyrtarë, nga Ministria e Financave, ajo e Ekonomisë dhe Tregtisë (me dy zyrtarë) dhe Ministria e Brendshme. Nga këto kallëzime, në dy prej tyre ka nisur procesi gjyqësor, ndërsa gjoba të vendosura numërohen për 96 punonjës të institucioneve qendrore. Në këtë të fundit, numrin më të lartë të punonjësve që janë penalizuar e ka Ministria e Brendshme, në të cilën përfshihen rastet në shkelje te bashkitë dhe komunat, ku dhe vlera e gjobave të vendosura është më e larta ndër ministritë me rreth 2,5 milionë lekë.
Implikimi
Mësohet se rreth 7000 persona janë të implikuar në dëmin që i është shkaktuar shtetit në rreth 1900 rastet me shkelje të konstatuara nga Auditi i Brendshëm. Ndaj tyre, 32 punonjësve u është kërkuar largimi nga shërbimi civil, 137 janë gjobitur, ndërsa ndaj tre zyrtarëve të paditur në prokurori, dëmi i shkaktuar nga ta llogaritet në rreth 5,3 milionë lekë. Drejtoria e Auditit të Brendshëm ka në organikën e saj 254 punonjës ose inspektorë, ku vetëm 93 prej tyre janë të certifikuar si profesionistë. Pjesa më e madhe e inspektorëve vijnë nga fusha ekonomike, ndërsa 21 të tjerët janë juristë. Në total, vetëm 70 punonjës nga 254 kanë një përvojë pune mbi 10 vjet në drejtim të funksionit si inspektorë të Auditit të Brendshëm.