E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo drejt Katarit, por 7,5 kg mbi peshë

Pas skandalit me tre transvestitë, që e ka detyruar të mbyllet për ditë të tëra në shtëpi, më në fund Ronaldo mund të buzëqeshë. Gjithçka duket e harruar, edhe për faktin se e fejuara e tij, pret një fëmijë. Pas skandalit Maria Beatriz Antoni u kthye në shtëpinë e prindërve, duke pohuar në media se ishte ndarë nga sulmuesi i Milanit. Por, në çift u rivendos paqja, pasi sipas brazilianes "O Globo" Maria është shtatzënë. Qetësia në familje është shoqëruar edhe me lajme të mira për jetën profesionale. Dëmtimi i disa muajve më parë dukej se do t‘i jepte fund karrierës së njërit prej yjeve më të mëdhenj të Brazilit. Por, nëse Milani nuk preferon t‘i rinovojë kontratën, Ronaldo e ka gati alternativën. Sipas të njëjtës gazetë, për sulmuesin interesohen nga Katari, ku i kanë ofruar tre vjet kontratë dhe përfitime të mëdha financiare. Momentalisht, lojtari po rikuperohet nga operacioni në gjurin e majtë dhe shpreson që në tetor të jetë në formë optimale. Ndër të tjera "O Globo" zbuloi se në këtë periudhë pa aktivitet fizik, Ronaldo është 7,5 kg mbipeshë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›