Morati zgjedh Eto‘o si dhuratë për 100-vjetorin
Blerja e famshme për të festuar 100-vjetorin e Interit duket se është gati. Sipas gazetës "Daily Mirror", Masimo Morati ka vendosur të shpenzojë shuma marramendëse për të pasur në dispozicion Samuel Eto‘o që në fillimin e sezonit të ardhshëm. sulmuesi nga Kameruni, për të cilin interesohet edhe Milani, është i gatshëm të largohet nga Barcelona, tek e cila duket se ka përfunduar një cikël dhe do të bëhen shumë ndryshime. Gazeta britanike bën të ditur edhe shifrat e akordit dhe duket se mes vlerës së blerjes së tij dhe të kontratës që do t‘i paguhet futbollistit, shuma që do të shpenzohet nga Morati do të kalojë 40 milionë eurot. Eto‘o do të formonte një dyshe sulmi të frikshme me Ibrahimoviç, ndërsa Interi do të ishte shumë më i qetë duke mbajtur në stol alternativa po aq cilësore për repartin e avancuar si Kruz, Suazo dhe Baloteli. Si rrjedhojë, duket se Krespo do t‘u japë lamtumirën zikaltërve, ashtu si edhe Adriano i cili mund të huazohet apo shitet në një skuadër tjetër.