E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me karburantet, heshtin institucionet shteterore

Megjithese qytetaret shqiptare vazhdojne te paguajne karburantet dhe buken me cmime abuzive, asnje prej institucioneve shteterore qe duhet te kontrollojne keto tregje nuk ka ndermarre asnje hap. Qe prej nje jave vemendja e medieve eshte perqendruar pikerisht ne zbardhjen e abuzimeve qe po behen me cmimet e karburanteve dhe te drithrava dhe tashme e gjithe kjo skeme eshte bere publike. Per te dyja produktet importuesit arrijne nje marzh fitimi qe llogaritet ne 40 per qind, fitim ky qe del ne menyre te padrejte nga xhepat e qytetareve. Por megjithese tashme jane publikuar te gjitha kostot qe kane importuesit per keto produkte si dhe masa e fitimit te tyre, asnje prej institucioneve shteterore nuk ka dhene ndonje reagim per situaten e krijuar. Te gjithe jane perpjekur te anashkalojne keto fakte, megjithese jane qytetaret qe i paguajne keto kosto. Sipas te dhenave te tregut vetem gjate ketyre tre diteve te fundit, cmimi i naftes dhe benzines, njohu nje ulje modeste, megjithate rezulton te jete deri 45 leke me i larte per liter, nga sa duhej te ishte ne kushtet aktuale te tregtimit te arit te zi ne bursat nderkombetare. Javen e kaluar nje liter benzine ka dale nga dogana per vetem 84 leke, perfshi cmimin e blerjes, koston e transportit, akcizen, tatimin mbi vleren e shtuar apo taksen e karbonit, nderkohe qe eshte tregtuar ne pikat e pakices ne kryeqytet per rreth 130 leke per liter. Edhe duke ju referuar te dhenave nga Instituti i Statistikes, cmimi i naftes nuk duhej te ishte me i larte se 95 leke per liter, aq sa ka qene edhe ne pranveren e vitit 2005 kur nafta kuotohej ne burse po per 50 dollare fucia, dhe kur kursi i kembimit me monedhen e gjelber ishte ne po te njejtat nivele kundrejt lekut. Por grosistet thone se kane ende rezerva karburanti te blera me cmime te larta, ndonese nafta ne burse ka jave te tera qe qendron ne te njejtat nivele.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›