Trafik nderkombetar droge, 15 shqiptare ne pranga
Milano - Shkaterrohet organizata e trafikimit nderkombetar te droges, arrestohen 15 persona nen akuzen e "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Operacioni eshte koduar "Milot", nderkohe qe flete-arrestet jane firmosur nga Gjykata e Milanos dhe jane ekzekutuar nga repartet speciale te policise. Grupi hetimor ben te ditur se priten te tjera arrestime, teksa shton se eshte goditur nje organizate mjaft e fuqishme e trafikut te droges, perkatesisht heroines, e cila kalonte permes Bullgarise, Shqiperise per te perfunduar ne Itali. Droga dyshohet te kete si origjine Turqine, nga ku permes Bullgarise kalonte ne Shqiperi per te perfunduar permes brigjeve detare drejt Italise. Destinacioni perfundimtar ishte tregu italian, ku pasi perzihej, u jepej shperndaresve qe veprojne ne Milano e zona te tjera per t'u shitur. Mosha e personave te arrestuar eshte nga 22 deri ne 42 vjec, ndersa origjina e tyre eshte e ndryshme, kryesisht shqiptare, italiane e bullgare. Hetimet per te zbardhur kete linje trafiku zgjaten nje vit. Behet fjale per 30 persona te implikuar ne role te ndryshme ne kete organizate trafiku, e cila merrej me trafikimin, shperndarjen e droges, kryesisht heroine. Gjashte nga pjesetaret e grupit kriminal jane arrestuar ne flagrance. Keta te fundit jane te gjithe me origjine shqiptare dhe benin pjese ne banda te rrezikshme kriminale, te cilat operonin kryesisht ne Italine Veriore. Forcat e rendit kane sekuestruar 90 kg heroine te tipit "broun sugar", 77 kg substance perzierese, nje pistolete dhe 114 fisheke, nje autoveture dhe nje kamion.