28 Nentori aktivitete ne Greqi
Janine- Ne kuader te 28-Nentorit, edhe ne qytetin e Janines, Greqi, jane organizuar nje sere aktivitetesh. Konsulli i pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Janine, Esheref Shehu, organizoi ne Hotel "Du Lac" te ketij qyteti nje pritje me rastin e 96-vjetorit te shpalljes se Pavaresise dhe 64-vjetorit te Clirimit te vendit. Ne kete ceremoni ishin te pranishem autoritete te qeverisjes vendore greke, ne zonen e Janines, emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne kete rajon te Greqise, si dhe pushtetare vendore nga Gjirokastra, Saranda, Tepelena, Permeti dhe Delvina. Pas ekzekutimit te Himnit Kombetar, konsulli Shehu vleresoi se, "festa kombetare e shpalljes se Pavaresise eshte padyshim evenimenti me i madh ne historine e kombit shqiptar dhe ne kete kuptim shenon nje kthese te madhe ne hedhjen e themeleve te shtetit te pare te pavarur shqiptar".
Ne kete kuader, grupet polifonike si "Ergjeria", "Ali Pashe Tepelena" dhe grupet artistike te emigranteve shqiptare, dhane nje koncert per te pranishmit.
B. Kore
Ne kete kuader, grupet polifonike si "Ergjeria", "Ali Pashe Tepelena" dhe grupet artistike te emigranteve shqiptare, dhane nje koncert per te pranishmit.
B. Kore