E Diel, 1 Nëntor 2026

"Arrest me burg" Shaljanit, vrau shokun

Tirane - Gjykata e Tiranes caktoi masen e sigurise "arrest me burg" per Shemsi Shaljani, i akuzuar per "vrasjen nga pakujdesia", Ferdinand Gjates. Perballja e Shaljanit

me togat e zeza eshte bere dje gjate komunikimit te akuzes, ku prokurori kerkoi lenien ne burg per kete shtetas, ndersa mbrojtja nje mase me te bute, "arrest shtepie". Pasi ka degjuar palet, gjyqtarja e gatshme la ne fuqi masen e kerkuar nga perfaqesuesi i akuzes, duke i lene kohe per zbardhjen e hetimeve te metejshme. Shaljani akuzohet se ka vrare nga pakujdesia shokun e tij, 22-vjecarin Gjata nga Berati, pas nje shkrepje te pavullnetshme te pistoletes ne lokalin e vellait te tij. Pas ngjarjes, i riu mesohet te kete shoqeruar ne spital shokun e tij te plagosur rende, i cili ka nderruar jete pasi mberriti ne spital. Shaljani eshte larguar nga spitali, nga frika e nje arrestimi te mundshem, per t'u arrestuar vetem tre dite me pare nga policia e kryeqytetit. Mesohet se i akuzuari dhe viktima ishin shoke dhe kane qene duke hapur nje pistolete kur ndodhi ngjarja.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›