Posta Shqiptare vleresohet me cmimin "Kurora e Diamantit"
Posta Shqiptare vleresohet me cmimin e Kurores nderkombetare te Cilesise ne Kategorine e Diamantit. Gjate fjales se tij ne kete ceremoni, drejtori i pergjithshem i Postave Shqiptare Arqile Gorea theksoi se "jam shume i gezuar per vleresimin qe iu dha Postes Shqiptare, dhe per mua ky ishte nje nga cmimet me te rendesishme qe i eshte dhene kompanise gjate ketyre 3 viteve". Ne kete menyre Posta Shqiptare ka garuar dhe fituar, perballe mjaft kompanive te 53 shteteve nga e gjithe bota. Ceremonia e ndarjes se cmimeve u kryesua nga Presidenti i BID z.Jose E.Pietro si dhe u vu re prania e shume personaliteteve te tjera te botes se biznesit dhe trupave diplomatike ne Londer. Qellimi i Konventes Nderkombetare BID te QC 100- Londer 2008 eshte te prezantoje vleresimet ne kryerjen e cilesise per kompanite e caktuara, aktivitetet e te cilave mbulojne zonat kryesore te prodhimeve industriale dhe te sherbimeve. Per Jose E.Pietro - President Ekzekutiv i BID-it posta eshte simbol i angazhimit te lidershipit, teknologjise dhe novacioneve qe i bejne ato modele per kompani te tjera te sektoreve te tyre. Me kete cmim Posta Shqiptare, qe nga viti 2006 ka marre tre cmime nderkombetare.