E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkite e majta, sot festojne 29-en

Bashkite e vendit do te festojne edhe 29 Nentorin, diten e Clirimit. Pjesa me e madhe e njesive vendore kane hartuar nje program aktivitetesh e artistike qe do te sponsorizohen me rastin e dites se clirimit te vendit. Ne kete menyre, jo per te paren here, politika konfirmon ndarjen e saj per festat kombetare. Diten e djeshme kane ne nje dite te vetme Pavaresine dhe Clirimin bashkite qe zoterohen nga te djathtet, kurse te majtet jane bere gati per te festuar edhe sot. Lajmi konfirmohet nga zyrtare te institucioneve ne bashkite e Gjirokastres, Korces, Fierit, Vlores, Durresit, Beratit, Elbasanit dhe shume njesive me te vogla ne rrethe, qe drejtohen nga te majtet. Madje diten e djeshme disa prej kryebashkiakeve nuk kane marre pjese ne festimet per Pavaresine. Pika e pare e agjendes se parashikuar nga vendoret jane homazhet ne "Varrezat e Deshmoreve" dhe me pas koncertet artistike dhe variete te ndryshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›