Abuzimi me parimet e demokracisë
Një anëtar, një votë dhe demokracia kapilare. Zëri i masës. Respektimi i minorancave të të gjitha llojeve. Fjala e shenjtë e popullit. Institucionet demokratike. Vota e popullit. Sistemi check and balance. Parlamenti si institucioni i shenjtë i demokracisë. Standardet e demokracisë liberale. Pavarësia e sistemit të drejtësisë është e shenjtë. Respektimi i kompetencave ligjore. Realiteti global ku jemi integruar. Ndërtimi i kapaciteteve. Trajnimi i administratës publike. Të drejtat e njeriut. Pastaj vjen trajnimi i trajnerëve. Klubet e debatit. OJQ-të që sapo lindin futen me "gaz e me dëshirë" nën sqetullat politike të partive. Kompromisi dhe bashkëjetesa, demokratike, kuptohet….
Këta janë vetëm disa nga togfjalëshat që janë përdorur aq shpesh gjatë këtyre viteve, saqë jo rrallë ka filluar të shfaqet një lloj bezdie. Herë gjallërohet njëri, herë tjetri. Duket sikur i binden një pasarele mode të pashpallur. Përgjithësisht, që këta togfjalësha, (në të vërtetë parime të rëndësishme të demokracisë dhe programe që do të lipsej të ishin efektivë në funksionimin e demokracisë) të merren më seriozisht, u bashkëngjiten edhe ndoca institucione ndërkombëtare. Instituti Demokratik Amerikan. Ai Republikan. USAID. Federata e …. Zyra e përfaqësisë së Bashkimit Evropian. Zyra lokale e OSBE-së. Fondacioni SOROS. German Marshall found. Pastaj përfaqësues të ambasadave të huaja madje të filmuar ("rastësisht") edhe nëpër mitingje politike, ehee në kopshte fëmijësh, edhe në inaugurime apo ekskursione e pirje kafesh… E gjithë klasa politike shqiptare, në një ndjenjë të fortë pasigurie dhe mosbesimi në marrëdhëniet e saj me popullin e vet, pretendon të bëhet kredible teksa shtrëngon duart, bën kokteje, apo u referohet në vazhdimësi institucioneve si të lartpërmendurit apo teksteve bestseller. Duhet shtuar këtu edhe "moda" e thirrjes së këshilltarëve të huaj, të mirëpaguar, kryesisht për fushata zgjedhore, sikundër është edhe kjo që sapo ka filluar.
Pyetja që lind është e thjeshtë: pavarësisht spekulimeve me "të huaj" të rëndësishëm, sa seriozisht i kanë politikanët tanë këto parime që i përmendin pa ndërprerje? Le të përpiqemi t‘i hedhim një sy fatit të dy a tri parimeve dukshëm të keqpërdorur dhe për pasojë të abuzuar nga politikanët tanë.
Të gjithë e kujtojnë se si parimi "një anëtar, një votë" u propagandua gjerësisht si një eveniment që e solli në politikën shqiptare e vetëdeklaruara "politikë e re". Siç pritej, u anatemua demokracia institucionale (e thirrur ndryshe edhe demokraci e deleguar) e deriparapakkohshme. Kryetarët e partive morën male e fusha, shtrënguan duart me kë t‘u dilte përpara, u shtirën sikur rrinin pa gjumë për shkak të halleve të popullit dhe u rikonfirmuan kryetarë sipas po këtij parimi. Kohë më parë kjo gjë, me një retorikë të ngjashme, por shoqëruar edhe me dhunë të drejtpërdrejtë e të mirëfilltë deri edhe fizike, kishte ndodhur vite të shkuara në Partinë Demokratike. Konkluzioni? Tani kemi ca kryetarë dhe anëtarësitë e partive përkatëse. Midis tyre nuk ka asgjë. Janë shkrirë fare ose janë bërë të pafuqishëm institucionet që garantojnë jetën normale të partive mes dy stinëve zgjedhore. Kryetarët, ca për shkak të mënyrës së zgjedhjes së tyre, ca për shkak të ndryshimeve kushtetuese, janë përfundimisht të plotfuqishëm dhe i drejtojnë partitë si lube allishverishi. Është tashmë thjesht dhe vetëm në vullnetin e tyre përcaktimi i listave të kandidatëve që do të përfaqësojnë "popullin". Është plotësisht në dorën e tyre ngritja e kryesive, zgjerimi apo tkurrja e tyre. Është ekskluzivisht e drejtë e tyre zgjedhja e aleancave, ngritja dhe prishja e tyre. Madje është tërësisht në dorën e tyre edhe ligjërimi politik i atyre që pretendojnë të jenë në nivel të dytë të politikës dhe që gjithnjë e më shumë po u ngjajnë imituesve teatralë dhe spikerëve pa brendi vetanake.
…Në historinë tepër të re të politikës shqiptare, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Shumëkush e ka ende të freskët se në emër të ca parimeve, që edhe sot e gjithë ditën tingëllojnë të bukur, Enver Hoxha, jo vetëm erdhi në krye të partisë, jo vetëm shkatërroi çdo lloj aktiviteti institucional politik, jo vetëm rrënoi mendimin e lirë në emër të unitetit, por konstruktoi gjithë atë zezonë të gjithanshme kombëtare, pasojat e së cilës i vuajmë edhe sot e kësaj dite. Edhe aso kohe kishte po kështu vetëm dy institucione: Enveri dhe partia, e cila ishte sinonim i popullit punonjës. Edhe atëherë flitej për njerëz punëtorë. Dhe u arrit që Enveri të identifikohej jo vetëm me partinë e vet, por me vetë Shqipërinë. (A nuk po tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë, në një garë absurde deliresh me simbolikën e flamurit kombëtar edhe Rama, edhe Berisha, njëri në rrugën Gërdec-Tiranë, tjetri në Bruksel?). Në emër të këtij identifikimi lider-popull, kundërshtarët e tij u shpallën armiq të partisë dhe të popullit. (A nuk janë shpallur tashmë armiq të Partisë Socialiste të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Rama deri në përndjekje nëpër ekrane televizionesh? Habitshëm duket se edhe vetë Berisha e ka tejkaluar këtë fazë…) Atëherë u arrit deri në krijimin e absurdeve të tilla, saqë pikërisht në emër të parimit të internacionalizmit (një shprehje e ideologjizuar e tendencës gjithëkohore për globalizëm, siç do të shprehej Zhak Atali), Shqipëria të shndërrohej në vendin më të izoluar të globit. Në emër të respektimit të vijës së masave, individi humbte i shtypur e i poshtëruar, ndërsa vetë masa ishte pa brendi e pa shpirt, si çdo masë… Dhe ishte koha e fletërrufeve, kur teorikisht secili mund ta shprehte haptazi mendimin e tij. Ishte koha kur draft-kushtetuta më staliniste edhe se vetë ajo e Stalinit, miratohej në çdo klasë shkolle e në çdo brigadë fushe a stallë kooperative…
Nuk është e vështirë që dukuria është e njëjtë. Këto ditë kam pasur rastin që të takoj shumë militantë partish nga të gjithë krahët. Së paku mes atyre të krahut të quajtur të majtë, është evident trishtimi se po shkohet në zgjedhje të ndarë. Lloj-lloj argumentesh sillen e përsillen në biseda. E ka fajin Rama. Meta është kokëfortë. Do të bashkohen vallë?
Që dy parti të hyjnë të ndara në zgjedhje, qoftë edhe për shkaqe jo edhe aq serioze apo klanore, kjo nuk është një tragjedi: ato vetë i kanë marrë në sy pasojat e këtij veprimi. Edhe një bashkim sa "për sy të botës" nuk është se bën derman. Pyetja që lind është e thjeshtë: teksa liderët shkojnë nëpër fshatra e qytete, teksa mbajnë fjalime përpara militantëve, përse nuk bëjnë edhe ndoca pyetje të thjeshta që do të dëshmonin respektin minimal jo vetëm për mbështetësit, por edhe për parimet mbi të cilat pretendojnë se e kanë ndërtuar politikën e re? Kështu, pikërisht falë parimit një anëtar, një votë le të pyesin masën e anëtarësisë: a janë ata dakord me ndryshimet kushtetuese të bëra thuajse një vit më parë? A duan ata referendum? A dëshirojnë ata bashkimin e "copëzave" të së majtës?
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për parimin e ri politik që shuan kufijtë mes së majtës e së djathtës. Si do të bashkojë Rama të majtën e të djathtën, kur po futet në zgjedhje më i përçarë se kurrë? E kështu me radhë të njëjtat pyetje do të bëheshin në sinqeritetin e tezave politike në lidhje me kandidatët për deputetë, në lidhje me qëndrimin e mbajtur për të kaluarën e partisë që ai drejtoi e kështu me radhë…
E, sa kohë pyetje të tilla nuk u drejtohen më anëtarësisë, është e lehtë të kuptohet nga gjithkush se parimet e lartpërmendura janë shpërdoruar dhe abuzuar për përfitim vetanak. E, këtu ndeshemi jo thjesht me një recidivë të së shkuarës komuniste, por me një ngrehinë të një politike, e cila ka në themel hipokrizinë e skajshme politike.