E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinsman: Dua të qëndroj deri qershor

Jurgen Klinsman dëshiron të qëndrojë te Bajerni i Mynihut: Këtë gjë e ka thënë vetë trajneri i bavarezëve në një intervistë të dhënë për kanalin televiziv shtetëror gjerman "Ntv" pas humbjes 0-4 në Champions ndaj Barcelonës. Klinsman, sipas "Ts"-së, ka thënë: "Dua me gjithë shpirt të realizoj objektivat e mia te Bajerni dhe të vazhdoj të punoj. Të shtunën synoj të shënojmë shumë gola në ndeshjen ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit dhe dua të vazhdoj të punoj deri në fund të këtij sezoni te Bajerni".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›