Tabloidet angleze, të çmendur për Hidink
Fitorja e Çelsit në "Anfield" mund ta ketë mbyllur tashmë diskutimin e kualifikimit për në gjysmëfinalen Champions League. Shtypi anglez ngre lart teknikun e Blues, Gus Hidink, të cilit i atribuon gjithë meritën për të mundur Liverpulin. Ishte pikërisht ai që i lejoi Çelsit jo thjesht të fitonte ndeshjen, por të shpërfytyronte krejtësisht Liverpulin. Heroi tjetër i ditës në shtypin anglez është mbrojtësi serb Ivanoviç, i pagëzuar tashmë me nofkën "Ivani i Tmerrshëm", që torturoi Rafa Benitezin.