Varferia, vetehelmohet ushtari
25-vjecari dyshohet t'i kete dhene fund jetes, per shkak te nje kredie qe kishte marre disa kohe me pare
Tirane- Varferia e tejskajshme, ka cuar dje ne veteflijimin e nje 25-vjecari. Besnik Selmani ia ka dhene fund jetes, duke pire nje sasi fostoksine. Ngjarja e rende ka ndodhur ne ambientet e repartit "Rrapi i treshit", ku i riu kishte rreth tre vjet qe ushtronte detyren e tij, si ushtar profesionit me pagese. Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet ne lidhje me vetehelmimin e te riut.
Ngjarja
Mesohet se ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem. Besnik Selmani, 25-vjec, lindur ne Tropoje, me detyre ushtar profesionist, ka konsumuar nje sasi fostoksine. Ngjarja e rende ka ndodhur ne repartin "Rrapi i Treshit", ne lagjen "Kinostudio". Kane qene koleget e tij, te cilet e kane gjetur, duke renkuar disa momente pasi ai kishte pire sasine e helmit. Ata e kane derguar menjehere ne drejtim te Spitalit Ushtarak. I riu edhe pas ndihmes se marre nga ana e bluzave te bardha, nuk ka mundur dot te mbijetoje per shkak te sasise se madhe te helmit qe kishte konsumuar. Sipas burimeve nga policia, mesohet se Selmani kishte tre vjet qe punonte tek reparti "Rrapi i treshit", si ushtar profesionist me pagese. Kete detyre ai e ka kryer per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike, ne te cilen jetonte ai dhe familja e tij.
Hetimet
Menjehere ne repartin "Rrapi i treshit", kane shkuar efektivat e Komisariat numer 4, Tirane, te cilet kane kryer edhe veprimet e para hetimore ne lidhje me ngjarjen. Ne pyetje jane marre disa kolege te 25-vjecarit, per arsyen qe e shtyne ate t'i jepte fund jetes. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se Selmani prej disa kohesh kishte marre nje kredi ne banke, per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike. Por, sqarojne burimet, ai nuk ka mundur dot te perballoje jetesen dhe te shlyeje kamaten e marre, c'ka ka detyruar ate t'i jape fund jetes se tij. Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet, per te zbardhur te plote kete ngjarjen. Uniformat blu jane duke hetuar mbi pisten e vetehelmimit. R.Caushaj
Ngjarja
Besnik Selmani i ka dhene fund jetes mengjesin e djeshem, duke konsumuar nje sasi fostoksine. Sipas hetimeve i riu kishte disa dite qe e kishte siguruar helmin, te cilin e mbante ne repartin ku punonte.
Detyra
Viktima Selmani prej tre vitesh punonte ne repartin "Rrapi i treshit", ne lagjen "Kinostudio" te kryeqytetit. Ai paguhej si ushtar profesionist, ne saje te detyrave qe i caktoheshin nga eproret e tij.
Motivi
Sipas burimeve nga policia, dyshohet se 25-vjecari nga Tropoja i ka dhene fund jetes se tij, per shkak te kushteve te veshtira ekonomike. Mesohet se Selmani kishte marre nje kredi prej disa kohesh.