E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me pronat, në hetim eksperti dhe Përmbaruesi

Autori i Lajmit: Redaksia
Një ekspert vlerësues dhe një Përmbarues gjyqësor në Korçë janë marrë në hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre” pas abuzimit me vlerësimin e një prone. Policia tha se është duke ndjekur penalisht në gjendje të lirë, të dyshuarin Petrit Tabaku, lindur ne Maliq dhe banues në Korçë, me detyre përmbarues gjyqësor ne degën e përmbarimit Korçë dhe Robert Bregun lindur ne Ersekë dhe banues Korçë, me detyrë ekspert vlerësues në degën e Përmbarimit Korçë. Dosja penale ndaj tyre është hapur për shkak të kallëzimit të bërë nga shtetasi Jani Lluka, lindur e banues në Korçë, i cili ka akuzuar se shtetasi Petrit Tabaku, përmbarues gjyqësor, ne datën 5 mars 2009 në kundërshtim me ligjin ka bërë një ankand për të cilin pala kreditore “NBG Bank” ka kërkuar pezullimin e procedurës. Përmbaruesi gjyqësor Petrit Tabaku duke qenë në dijeni, e ka kryer ankandin ndërsa shtetasi Robert Bregu, sipas kallëzimit ka bërë një vlerësim prone që ndodhet në autostradën Korçë-Bilisht e cila është një ndërtesë me sipërfaqe 2000 m katror dhe nuk ka nxjerrë vlerën reale, por një vlerë tjetër në kundërshtim me çmimet e përcaktuara për metër katror nga Vendimi i Këshillit të Ministrave. Pas këtyre fakteve të paraqitura nga kallëzuesi, policia tha se filloi procedim penal dhe e dorëzoi dosjen në prokurori për hetime të mëtejshme.

Ky lajm është publikuar: 13/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›