E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, Topidekreton shkarkimine një prokurori

TIRANë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm dekretoi sot shkarkimin nga detyra të Dritan Gripshit, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, me motivacionin "për shkelje që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit"

Dritan Gripshi, është një emër i lakuar vitet e fundit. Në fillim të muaji Maj të këtij viti, anëtaret e Keshillit te Prokurorise se Përgjithshme me vota unanime i propozuan kryeprokurores Ina Rama shkarkimin nga detyra të Dritan Gripshit, që punonte si prokuror i Durrësit.

Por ndërkohë në vitin 2006. Dritan Gripshi, atë kohë prokurori i Elbasanit, është denoncuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje të pasurisë, vepër penale kjo e parashikuar në nenin 257/a të Kodit Penal. Prokurori Gripshi akuzohet se në deklarimin e pasurisë të vitit 2003 ka fshehur një llogari bankare në vlerën e 3.1 milionë lekëve si dhe një apartament në Elbasan. Pas verifikimeve të kryera, inspektorët e ILDKP kanë marrë në pyetje prokurorin, shpjegimet e të cilit nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë e fshehur. Burime nga organi i akuzës pohojnë se ndaj Gripshit është depozituar kallëzimi penal në Prokurorinë e Elbasanit, ndërkohë që për këtë kallëzim është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Sot me motivacionin "për shkelje që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit", kreu i shtetit e largoi Gripshin dhe nga detyra e prokurorit të Beratit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›