Matura shtetërorezhvillohen provimetme zgjedhje
TIRANE- Të gjithë maturantët që kaluan me sukses provimet e Gjuhës Shqipe, Letërsisë dhe Matematikës janë ulur sot në bankat e shkollës për të përmbyllur garën që do ti hapë rrugën për në universitet.
Dy provimet me zgjedhje shihen ndryshe dhe si kali i betejës i maturantëve pasi janë lëndët e zgjedhura nga vetë ata dhe ku ndihen më të sigurtë.
Maturantët u janë përgjigjur 40 pyetjeve të testeve, korrigjimi i të cilave do të bëhet në 4 qendrat Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Pas kësaj maturantët do të plotësojnë formularin A2 për të përcaktuar preferencat e degëve që duan të ndjekin.
Ata që nuk kanë rezultuar kalues qoftë edhe në një provim të maturës shtetërore do të kenë një mundësi të dytë gjatë muajit tetor. Këta maturantë, gjatë sesionit të dytë kanë të drejtë të japin provim vetëm lendet em detyrim në të cilat kanë rezultuar mbetës.
(e.n/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ministri Tafaj uron maturantët në provimin me zgjedhje