Abuzimi me ushqimet, Bashkia “sytë katër”

Kryebashkiaku Lulzim Basha, tha se institucioni i tij nuk do të tolerojë më abuzimin me çmimin dhe cilësinë. Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e thelluar midis nënkryetarit të Bashkisë, Edmond Panariti, i ngarkuar për kontrollin e ushqimeve si dhe Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Genc Juka.
Përmes funksionimit të Agjencisë për Mbrojtje e Konsumatorit (AMK),Bashkia e Tiranës do të shtrijë bashkëpunimin për kontrollin dhe respektimin e normave higjeno- sanitare dhe tekniko- teknologjike në prodhimi dhe tregtimin e ushqimeve me AKU-në strukturënë varës të Ministrisë së Bujqësisë. "Ky bashkëpunim merr shkas nga situata problematike e tregjeve, sigurisë ushqimore dhe parametrave të shërbimit ndaj konsumatorit, duke përfshirë këtu në raste jo të pakta dhe spekulimet me çmimet", tha Kryebashkiaku Basha.
Duke theksuar se "Bashkia e Tiranës, nuk do të mbyll më sytë para problemeve që konsumatorët mbartin në këtë qytet", Basha ripohoi se nuk do të tolerohen më abuzimit me cilësinë, çmimin. Për realizimin e këtij qëllimi, Kryebashkiaku e konsideroi bashkëpunimin me autoritetet e qeverisjes qendrore si çelësin e suksesit, për një bashkëpunim efektiv që marrëveshjet në fushën e mbrojtjes së konsumatorit të mos mbeten në letër, por të konkretizohen , duke mos lënë hapësira për abuzuesit.
"AMK merr përsipër një mandate jo të lehtë në këtë drejtim", tha Basha, por në bashkëpunimin me AKU-në dhe segmentet e tjera të Ministrisë së Bujqësisë, do të raportojë të gjitha ankesat e qytetarëve me një shërbim të përhershëm të marrjes së opinionit të konsumatorëve dhe ndërgjegjësimit të tyre. "Marrëveshja është e dobishme, sepse na shërben që t’a shtrijmë këtë bashkëpunim institucional me të gjitha bashkitë e tjera të vendit", shtoi ministri Ruli, sipas të cilit AMK dhe AKU do të inspektojnë të gjithë zinxhirin, që nga prodhuesi, tregtari, e deri te konsumatori final në lidhje me cilësinë. /Start/
2011-10-27 13:20